Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Siguroni kohė edhe pėr veten e juaj!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Siguroni kohė edhe pėr veten e juaj!   Thu Jan 29, 2009 9:34 am

Femrat tė cilat kanė karrierė serioze, mbajnė shtėpinė, kujdesen pėr fėmijėt, organizojnė takime me miqtė, familjen dhe tė njohurit, pėr shkak tė angazhimeve tė mėdha sociale e kanė humbur atė qė ėshtė mė e rėndėsishme- kohėn tė cilėn duhet t’ia kushtojnė vetes.

Mungesa e kohės sė lirė pėr ēlodhje bėhet problem kronik pėr shumicėn e femrave moderne tė punėsuara. Megjithatė, pavarėsisht obligimeve tė shumta me njė organizim tė mirė mund tė siguroni kohė pėr vete.

Mbani llogari pėr atė qė keni bėrė dhe kur e keni bėrė
Ashtu siē ėshtė me rėndės tė mbani evidencė pėr atė ku dhe si i shpenzoni paratė e juaja, ngjashėm ėshtė edhe me kohėn. Merrni tri ditė pune tė javės dhe shkruani ēka keni punuar dhe sa gjatė. Sigurisht qė do tė vėreni se shumė kohė keni humbur nė kėrkimet e panevojshme nė internet, nė shoping ose gjatė qėndrimit para televizorit. Mos harroni se vetėm 15 minuta tė humbura ēdo ditė, nė fund tė javės shndėrrohen nė disa orė tė humbura.

Mos u ngarkoni me shumė informata
Jetojmė nė njė kohė kur vazhdimisht jemi tė bombarduar me informata tė reja. Vetėm mendoni se sa kohė shpenzoni duke menduar se si tė jeni nė hap me modėn. Sa shumė lexoni, shikoni dhe dėgjoni lloj lloj tė rejash, dhe sa kohė humbni duke pėrcjellė ngjarjet e tė famshmėve. Pyetja ėshtė se sa janė tė nevojshme pėr jetėn tuaj kėto informata. Nė epokėn e internetit gjithēka qė ju nevojitet mund ta gjeni pėr njė moment nė internet dhe nuk keni arsye tė humbni kohė tė merreni me gjėra tė cilat nuk keni nevojė t’i dini. Shkarkohuni dhe do tė kenė mė tepėr kohė pėr gjėra tjera.

Mos dilni nė shoping nga mėrzia
Duke shikuar nėpėr vitrina, duke ecur nėpėr qendra tregtare ose nėpėr qytet, vetėm pėr tė para se ēka ka dalė e re nė treg, ėshtė njėra nga mėnyrat mė tė shpeshta tė humbjes sė kohės te femrat. E dimė se ėshtė njė formė terapie pėr secilėn femėr, mirėpo kur i shikoni gjėsendet tė cilat i keni blerė vetėm pėr tė pasur diēka tė re sirtarin tuaj, do tė kuptoni se krejt ēka keni bėrė ėshtė njė humbje e madhe e kohės dhe parave. Shkoni nėpėr dyqane atėherė kur vėrtet ju nevojitet diēka.

Shpėrndajeni energjinė
Tė gjithė e dinė se nė cilėn pjesė tė ditės kanė mė shumė energji pėr punė. Shfrytėzojeni kėtė kohė pėr t’i kryer obligimet mė tė rėndėsishme. Pėr shumicėn e njerėzve mėngjesi ėshtė koha kur kanė mė shumė energji. Orėt e pasdites, kur jeni tė lodhur, shfrytėzojini pėr punė mė tė lehta, siē ėshtė pėrgatitja e darkės ose bisedat telefonike.

Kujdesin pėr veten dhe trupin e leni pėr mėngjes
Shumica e femrave presin mbrėmjen, kur tė gjithė shkojnė tė flenė dhe kur shtėpia ėshtė e qetė, tė qetėsohen, tė kujdesen pėr vete dhe tė ushtrojnė. Mirėpo, kjo vetėm sa do ta vazhdojė ditėn tuaj tė lodhshme dhe do t’u mbajė tė zgjuar. Provoni qė kohėn pėr kujdes dhe rregullim ta bartni nė mėngjes, kur po ashtu shtėpia ėshtė e qetė dhe nuk u pengon askush. Do ta shihni se do ta keni njė ditė mė tė mirė dhe krejt kjo do tė ndikojė nė pamjen tuaj tė lumtur dhe tė buzėqeshur.

Ditėn fillojeni tė vendosura
Mėngjesi ėshtė koha e pėrsosur jo vetėm tė kujdeseni pėr veten, por edhe t’i planifikoni punėt e rėndėsishme. Zgjidhni gjėrat e rėndėsishme tė cilat i keni patjetėr t’i kryeni dhe mundohuni t’i realizoni ato deri pasdite. Ky planifikim ju jep mė tepėr liri pasdite, kur u mbetet mė tepėr kohė pėr gjėrat private.

Vizitoni tjerėt nė bazė tė orarit tuaj
Nėse mėngjesi ėshtė pjesa mė produktive e ditės suaj, atėherė mos aranzhoni vizita te mjeku ose stomatologu gjatė kėsaj kohe. Shumicėn e kėtyre obligimeve i leni pėr pasdite. Shumica e njerėzve zakonisht i nėnshtrohet vullnetit tė miqve pėr t’u takuar, gjė e cila jo vetėm se e zvogėlon produktivitetin e tyre, por edhe ua merr kohėn.

Kohėn "ndajeni nė grupe"
Shumica e njerėzve nė mėnyrė tė gabuar e shfrytėzon kohėn, kėshtu qė fillon me njė punė, tė cilėn pastaj e ndėrpret pėr obligime tjera. Kur i merrni mbi vetė shumė pėrgjegjėsi, atėherė provoni t’i gruponi punėt e ngjashme dhe t’i kryeni ato sė bashku.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Siguroni kohė edhe pėr veten e juaj!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Psikologjia-
Kėrce tek: