Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete!!   Thu Jan 29, 2009 9:55 am

Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete. Ndodhitė e pazakonta qė manifestohen nė forma tė ndryshme, janė shpesh tė pakapshme pėr natyrėn e mendjes sonė. “Ēudirat nuk ndodhin nė kundėrshtim me natyrėn -thotė Shėn Augustini, por vetėm me atė qė ne e njohim si natyrė”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata qė nuk arrijmė t’i kuptojmė ato. Prandaj, vizitorė tė nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nėse keni pėrjetuar edhe ju diē tė tillė, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni tė vėrtetėn sepse ne ju kuptojmė...!


Jemi tre vėllezėr -fillon rrėfimin e tij Luan Loti nga Shkupi. Prindėrit thonė se kemi qenė familje shumė e varfėr por dalė ngadalė, kur ne fėmijėt u rritėm dhe filluam tė punojmė, edhe niveli i gjendjes sonė ekonomike filloi tė ngritėt. Dy nė perėndim, nė Gjermani dhe njėri nė Maqedoni.

Nė vitin 1992 filluam tė ndėrtonim njė shtėpi tė re, mbi themelet e sė vjetrėn. Dhe sa herė qė na jepej mundėsia ta vazhdonim ndėrtimin shtėpisė, na dilnin gjithnjė pengesa e probleme tė papritura qė sfidonin ndėrtimin e saj. Pastaj filluan kundėrshtimet dhe pėrēarjet mes veti qė vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite. Qė atėherė, nė kėtė shtėpi, dikush vendos letra nė vende tė ndryshme tė saj. Letra me shkrime tė pakuptueshme e edhe nė gjuhėn arabe.

Kemi kėrkuar ndihmė gjithkund dhe ende kėrkojmė, mendoj nėpėr hoxhallarė dhe njerėz qė merren me gjėra tė tilla. Por nuk di pse tė gjithė dorėzohen pa na dhėnė pėrgjigje!

Gjatė vitit 1999, kur edhe filloi lufta nė Kosovė, ne, dy vėllezėrit qė ishim nė Gjermani, mbetėm pa punė. Tė gjithė tė tjerėt punonin, por pėr ne ishte e pamundur tė gjendej njė vend pune. Qė nga vitit 1999 e deri nė vitin 2004, kemi pėrjetuar njė krizė shumė tė vėshtirė shpirtėrore e materiale, si ne nė perėndim, po ashtu edhe familja nė Shkup. Shpeshherė mė kujtoheshin fjalėt e nėnės dhe babait tim, pėr vuajtjet e tyre para 40 vitesh. Dhe sa herė i kujtoja ato rrėfime shpėrtheja nė vajė. Lotėt mė rrjedhin edhe sot e kėsaj dite... Jemi mundur tė gjithė, e personalisht unė, tė bėjmė gjithēka pėr mirėqenie jetėsore, por gjithnjė pa sukses. Gjithnjė na pengon diēka!

Duke u kujtuar njė natė tė vitit 2005, mė ra ndėrmend njė Hoxhė i Gjakovės, qė quhej “Djali i Zotit”. Shkova tek ai dhe ia shpjegova situatėn. Ai mė shikoi dhe mė th: “O djalė, mė vjen shumė keq por nuk mund tė bėjė gjė pa ardhur nė vendin e ngjarjes, tek shtėpia e juaj.” Dhe pas njė kohe erdhe tek ne ai zotėria. Gjatė bisedės me familjarė ai filloi tė na tregonte pėr disa gjėra qė kurrė mė parė nuk i kishim dėgjuar dhe, nuk kishim pėr t’i dėgjuar nėse ai nuk do tė kishte ardhur tek ne. Pasi hėngrėm darkė, vėrejta se ai shpesh e shikonte orėn. Duke menduar se mos ndoshta dėshiron tė shkoj, unė edhe e pyeta:

-Zotėri, mė falė qė tė pyes, po pse po e shikoni orėn si shpesh?

-Nuk ka problem -ma ktheu ai. Boll mirė qė mė pyete se edhe unė isha nė mendime t’ju tregoj se edhe pakė po e fillojė punėn time, se qysh kur hyra te dera e oborrit me njoftuan “ata” se ka diēka kėtu.

Kur u bė ora 24:00, ai filloi tė flasė me gjuhėn e vetė dhe filloi tė shikoj pėrreth shtėpisė, nga dera e hyrjes e deri tek kulmi. Aty edhe u ndal pėr rreth 30 minuta duke kėrkuar kah e orientonin “ata”. U ndal para kulmit dhe tha:

-Hape kapakun e tavanit dhe mi sill njė parė shkallė qė tė ngjitem lartė.

I solla shkallėt dhe u ngjitėm bashkėrisht lartė. Kur u afrua tek oxhaku i shtėpisė, mė tha:

-kėtu duhet tė jenė.

-Unė nuk shohė gjė -i thashė!

-Nuk prish punė -ma ktheu, por kėtu duhet tė jenė.

Pastaj filluam t’i heqim disa dėrrasa dhe tulla dhe, vėrtet, aty i gjetėm disa letra tė kėqija, tė trishtuara e tė mbushura me shkronja. Ishin mbi 10 copė tė lloj -llojshme. Ai i mori nė duar. Ka biseduar rreth 30 minuta me to, pastaj tė gjitha i dogji. Gjithashtu i bėri edhe njė mbrojte atij vendi...

Dhe vėrtet, pas tri ditėsh ndryshe bisedohej nė shtėpi. U kthye sėrish atmosfera. Situata ndryshoi edhe tek ne nė Gjermani.

Megjithatė, kjo nuk zgjati shumė, dhe unė pas njė viti shkova sėrish tek ai nė Gjakovė. I tregove se diēka prapė nuk shkon nė familje dhe e luta qė tė vijė edhe njė herė tek ne. Mė shėnoi njė letėr dhe mė tha se nėse ai person vazhdon tė bėjė kėso gjėra to t’i kthehen tė gjitha pas.

Derisa rrinim nė njė lokal e pyeta se kush ishte ai? Mė tha se ishte njėri nga shtatė tė tjerėt tė cilėt njiheshin ndėrmjet veti dhe komunikonin nė ēdo aspekt, pa marrė parasysh vendndodhjen e tyre. Gjithashtu mė tha se kishte kontaktuar me Perėndinė! Kjo mė habiti pa masė dhe fillova tė mendoj se kush vallė qenka ky person me tė cilin po bisedoj unė dhe rri nė kėto momente.

-Kush ėshtė ai person qė po mi bėtė tė gjitha kėto? - e pyeta, por ai nuk mė tregoi, duke u arsyetuar se e ka tė ndaluar t’i bėjė publike emrat e tyre.

-Do t’i gjesh vet! - mė tha nė fund. Dhe nėse e gjen, nuk bėnė tė veprosh keq, se do tė kthehen prapė.

Ishte ditė e Diel kur isha tek ai. Shkova nė shtėpi dhe nuk mė zuri gjumi tėrė natėn duke u kujtuar se kush mund tė ishte ai zemėrzi. Nė mėngjes, nėna mė zgjoi pėr tė shkuar nė njė tė pame tek nusja e mixhės, pasi i kishte vdekur motra. Shkuam pesė veta me veturė. Kur e kryem tė pamėn dhe u nisėm pėr shtėpi, vetura nuk ndizte, edhe pse ishte e mirė. Provova veturėn disa herė pėr ta ndezur por ishte e kotė. Hapa kapakun e motorit dhe shikoj se nuk ka rrymė akumulatori. Mė doli nė ndihmė njė djalosh me veturėn e tij dhe arritėm ta ndezim disi edhe timen. Hipėm nė veturė dhe u nisėm pėr shtėpi. Duke udhėtuar i thelluar nė mendime, mė tėrhoqi vėmendjen shikim i njėrės nga nuset e mixhės qė ishte ulur prapa. Sa herė qė e shikoja pasqyrėn, ajo ishte duke mė shikuar gjithnjė mua me sy disi tė habitur. Kur arritėm nė shtėpi, mixha po mė thotė:

-A e di o djalė sa ke vozitur nėpėr autostradė?

-Jo i thash. As qė e kam shikuar treguesin! Por mendoj si zakonisht.

-Jo, jo si zakonisht - mė tha. Por 180 km nė orė.

Unė mbeta i habitur!

U afrova ta provoj sėrish se a do ndezte tani vetura. Dhe u ndez. Kur shikoj kapakun e motorit, ai ishte i shkyēur! Mbeta i shtanguar. Ēfarė fati qė nė atė shpejtėsi nuk ishte hapur...

U ktheva nė Gjermani. Pas tri ditėsh mė lajmėruan se djali i asaj nuses sė mixhės qė mė shikonte habitshėm nė pasqyre, paska bėrėn ndeshje. E kishte harruar hapur kapakun e motorit dhe vetėm me shpejtėsi prej 60 km, ai ishte pėrplasur pėr xhamin e pėrparmė dhe ai kishte humbur kontrolli mbi veturė. Bashkė me tė kishte qenė edhe vajza e tij e cila kishte pėsuar mė sė keqi... U ndala dhe u kujtova: tėrė qenka pėrgatitur pėr mua, por ja, Zoti ja paska kthyer djalit tė saj, qė edha ajo tė shohė se nuk bėnė tė merret mė kjo gjėrash.

Pas njė kohe shkova prapė tek ai zotėria nė Gjakovė dhe ia tregova rastin. Ai buzėqeshi dhe tha: “Ēka tė bėnė ja bėnė vetit, si pėr mirė ashtu edhe pėr keq”.

Jam shumė i bindur se gjitha kėto janė vepėr e saj, por nuk kam tė drejt tė reagoj, pasi edhe unė e kam tė ndaluar nga.... -pėrfundon rrėfimin Luan Loti.



P.s. Ngjarja e pėrshkruar ėshtė e vėrtet dhe tė gjitha tė dhėnat janė autentike: vetėm emri i personazhit ėshtė ndryshuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Kuriozitete te ndryshme-
Kėrce tek: