Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mbroni femijet tuaj nga grabitqaret e internetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Mbroni femijet tuaj nga grabitqaret e internetit   Thu Jan 29, 2009 10:37 am

Pėr prindėrit, interneti mund tė jetė si ecja nėpėr njė fushė tė minuar
Pėrderisa interneti ua mundėson fėmijėve lirinė pėr tė krijuar shoqėri, tė luajnė lojėra dhe zgjedhin detyra shtėpie duke shtypur njė buton tė vetėm, ai mund tė sjellė edhe rrezik potencial nga grabitqarėt online qė tė realizojnė pazaret e tyre tė fėlliqura karshi fėmijėve tuaj.

Fėmija juaj mund tė rrezikohet fizikisht, nga ai apo ajo, me tė cilin ka kontaktuar online dhe mė vonė takohet me tė “live”.

Shumica e prindėrve mendojnė “kjo kurrė nuk mund t’i ndodhė fėmijės tim”, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė pasi qė, nė botėn nė tė cilėn jetojmė, viktimizohen sot shumė djem dhe vajza nga kėta grabitqarė.

Prindėrit duhet tė ndėrmarrin masa parandaluese. Edhe pse nuk ka zgjidhje tė lehta, disa masa mund ta zvogėlojnė dukshėm rrezikun qė fėmija juaj tė bėhet viktimė.

Gjėja mė e menēur dhe mė e madhe ėshtė qė tė fillohet sa mė herėt. Fėmijėt sot, ēdo ditė e nė moshė mė tė re, po futen online. Sa mė tė rinj qė janė dhe sa mė herėt qė ju tė filloni me masa parandaluese, ėshtė mė mirė, duke folur pėr kėto gjėra me ta, nė mėnyrė qė kjo tė ingranohet me rritjen e tyre.

Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė qė, vetė prindėrit, tė mėsohen mė shumė me punėn e kompjuterit dhe ta analizojnė uebin. Le tė marrim si shembull porositė e ēastit - mesengjerat. Prindėrit duhet tė mėsojnė zhargonet: MEKA qėndron pėr "mamin e kam afėr" edhe HTTP qėndron pėr "hajde tė takohemi pėrnime”.

Dhe mos ia lejoni fėmijės qė tė ketė kompjuter nė dhomėn e fjetjes. Sipas matematikės sė ekspertėve tė internetit, kjo ėshtė njėlloj si t’ia jepni fėmijėn tuaj njė tė huaji dhe ju tė largoheni nga aty.

Pėrkundrazi, kompjuteri duhet tė jetė nė atė pjesė tė shtėpisė ku frekuentohet mė sė shumti, si dhoma e ndejės apo edhe kuzhina. Monitoroni se ēfarė ėshtė duke shikuar fėmija juaj nė internet, sa herė kaloni pranė tij.

Kamerat e uebit, tė cilat janė tė pranishme nė shumė shtėpi tona, vlerėsohen nga ekspertėt si pajisjet mė tė shpeshta tė cilat, grabitqarėt online, i pėrdorin pėr ta nxitur gjininė e kundėrt pėr aktivitet seksual.

Gjėja tjetėr e radhės qė duhet bėrė ėshtė qė tė caktoni disa rregulla pėr pėrdorimin e internetit. Shkruani kėto rregulla dhe vendosni njė kopje tė saj afėr internetit qė fėmija juaj tė mund t’i referohet, pėrderisa shėtit nėpėr rrjetin e internetit.

Kontrollet e prindėrve
Mė shumė se gjysma e familjeve amerikane, tė cilat kanė tinejxherė nė shtėpi, pėrdorin filtra tė caktuar tė cilėt ndalojnė qasjen nė pėrmbajtjet, potencialisht tė dėmshme pėr fėmijė. Prindėrit duhet tė mėsojnė ēfarė janė, ēfarė mund tė bėjnė e ēfarė jo dhe si funksionojnė ato.

Ato janė shumė efektive nė limitimin e kohės sė shpenzuar online, faqet tė cilėt fėmijėt nuk mund tė vizitojnė dhe ēfarė lloj komunikimi mund tė bėjnė, edhe pse ato ka gjasė qė tė filtrojnė/bllokojnė edhe faqet qė mund tė kėrkojnė pėr detyra tė shkollės.

Prindėrit, gjithashtu, mund tė pėrdorin softuer mbikėqyrės pėr tė pėrcjellė ēdo goditje tė fėmijėve tė tyre nė tastierė. Megjithatė, sugjerohet qė ju tė flisni me fėmijėt tuaj para se ta instaloni kėtė lloj softueri.

Duhet tė siguroheni qė ata ta kuptojnė qė ka njė shkak pse janė duke u mbikėqyrur dhe se kėtė gjė jeni duke e bėrė pėr t’i mbrojtur ata nga ndonjė gjė e keqe qė mund t’u ndodh.

Krijoni njė marrėdhėnie tė besueshme me fėmijėn tuaj kėshtu qė, nė rast tė ndonjė problemi qė mund ta ketė online, ai ta ndiejė veten tė lirė t’ju drejtohet juve pėr ndihmė. Mos u nervozoni me atė ēfarė do t’ju tregojė apo shfaq, sepse mund tė mos vije fare herėn tjetėr kur tė has nė ndonjė gjė tė diskutueshme.

Rrjetet shoqėrore

A e keni kėrkuar ndonjėherė nė “Google” emrin e fėmijės suaj?

Ky ėshtė njė indikator i mirė pėr tė marrė vesh, si pėr prindėrit edhe fėmijėn, se ēfarė informatash personale mund tė ketė nė internet.

Nėse fėmija juaj ėshtė pjesė e njė rrjete shoqėrore, siē ėshtė p.sh MySpace, sugjerohet qė profili i tij/saj tė jetė i regjistruar si "private". Flisni, mėsoni ata pėr mėnyrat mė tė mira tė pėrdorimit tė teknologjisė dhe si tė pėrdorin atė, sa mė pak, pėr ēėshtje personale.

Lexoni rregulloret e intimitetit nė secilėn faqe nė tė cilėn hulumton fėmija juaj.

Nėse fėmija juaj ėshtė futur nė ujėrat e lojėrave online, tė cilat sot janė tė panumėrta edhe nė gjuhėn tonė, shikoni saktėsisht ēfarė ndodhė nė kėto lojėra dhe, nėse diēka ndodhė, do ta mund tė kuptoni kontekstin dhe prej ku ka ardhur.
Mbikėqyrni ēdo lloj aktiviteti qė mund t’i vendos ata nė kontakt me dikė qė e njihni apo nuk e njihni.

Kėto janė disa udhėzime, por jo tė vetmet qė do t’i gjeni nė telegrafi.com me tė cilat, fėmijėt tuaj do tė kėnaqen me internetin dhe tė gjitha tė mirat qė ai mund t’ua ofrojė, pa e pėsuar nga anėt e kėqija tė kėsaj shpikjeje teknologjike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Mbroni femijet tuaj nga grabitqaret e internetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Informatikė & Programim-
Kėrce tek: