Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Dubai, nė krye tė botės !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Dubai, nė krye tė botės !   Thu Jan 29, 2009 11:58 am

Njė ekonomi gjithmonė e nė rritje. Rrjet rrugor, teknologjik dhe ndėrtesa nga mė tė bukurat nė botė. Magjia e papėrshkrueshme mes hoteleve me shtatė yje dhe parajsės sė luksit. Qyteti i Emirateve Arabe ėshtė njė model zhvillimi pėr Lindjen e Mesme. Madje, nė 2008-ėn do tė ketė edhe grataēielėn mė tė lartė mbi tokė. Dubai ėshtė njė kantier financiar, portal, rrugor dhe teknologjik, qė funksionin 24 orė nė ditė.
Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum porosit shumė herė se sekreti nuk duhet nxjerrė. Askush nuk duhet ta njohė lartėsinė e Burj Dubait (nė arabisht burj do tė thotė kullė) deri nė vitin 2008, kur tė jetė pėrfunduar dhe hapur pėr publikun. Megjithatė, tė gjithė duhet ta dinė se ajo grataēielė qė po ngrihet nė shkretėtirėn e Emirateve nė mes tė grataēielave tė tjera, do tė jetė mė e larta nė botė, duke i kaluar 550 metrat. Mbahet kaq shumė sekret, sepse sheiku Al Maktoum nuk dėshiron qė dikush tjetėr, nė ndonjė vend tė botės, tė deklarojė se ėshtė projektuar dhe vendosur guri i parė i ndonjė ndėrtese qė do tė jetė mė e lartė se e tija.
Ndaj, nuk ėshtė rastėsi qė sheiku Al Maktoum ėshtė numri njė i Emiratit tė Dubait dhe Kryeministri i Emirateve tė Bashkuara Arabe (janė shtatė gjithsej) dėshiron tė pėrsėrisė: "Dubai gjendet nė kryqėzimin ekonomik tė botės sė re. Kėtu arritėm qė tė bėjmė brenda pesė vjetėsh atė qė nė vendet e tjera bėhet pėr 20 vjet". Dhe ėshtė pikėrisht kjo ėndrra sekrete e Al Maktoum, ta bėjė Dubain njė vend tė pandarė nga ekonomia e zhvilluar, turizmi, argėtimi dhe aplikimi i ēdo teknologjie tė re. Ose mė mirė akoma, ta bėjė Dubain njėlloj si "motrat" mė tė zhvilluara pėrėndimore. Natyrisht, Dubai ėshtė bėrė edhe njė kantier politik nė botėn arabe, drejt sė cilės shikohet me vėmendje dhe kujdes. I vendosur nė qendėr tė njė zone strategjike dhe tė favorshme, Dubai dėshiron t‘i tregojė Lindjes sė Mesme dhe gjithė botės se ekziston njė tjetėr rrugė zhvillimi, ku nuk pėrfshihet lufta pėr besimet dhe ajo e natyrave tė tjera. Njė shembull i mirė pėr Izraelin, Palestinėn, Libanin, Sirinė, Iranin, Irakun, Jemenin, si dhe pėr ato vende, qė prej vitesh tė tėra janė duke pėrjetuar drama e tragjedi tė mėdha, qė duket se nuk do tė zgjidhen kurrė, duke i bėrė ēdo ditė e mė tė pasigurta. Sigurisht nuk ekziston demokracia, siē e njohin nė Pėrėndim, me parti deputetė, zgjedhje, tė drejta, detyra dhe konflikte pėr t‘u zgjidhur. Ėshtė gjithmonė njė sheik, ku nėse Al Maktoum vendos pėr diēka, vendimi i tij as qė mund tė diskutohet: njė sistem autoritar, por i "zbutur" nga dita nė ditė prej kontaktit me kulturat dhe me stilet e tjera tė jetėsės. Pėr tė treguar ndryshimet, tė ngadalta por tė pashmangshme, mjafton tė vėsh re se prej njė viti Ministria e Ekonomisė dhe Planifikimit drejtohet nga njė grua, sheikja Lubna Al Rasimi, qė mban mbi shpatulla njė eksperiencė tė gjatė nė fushėn financiare dhe tregtare. Megjithatė, kush i kthen sytė sot drejt "Burj al Arab", hoteli i parė nė botė me shtatė yje, qė ėshtė ndėrtuar nė njė ishull artificial, nuk e kupton qė ajo mrekulli qė ėshtė kthyer nė logon e Dubait nė tė gjithė botėn, tashmė ėshtė pjesė e sė shkuarės. E ardhmja nuk ėshtė vetėm Burj Dubai (kulla e Dubait), qė ditė pas ditė po mundohet tė prekė qiellin. Me tė njėjtin ritėm vazhdon tė zgjerohet e modernizohet Porti i Emiratit, motori kryesor i zhvillimit, i cili ėshtė kthyer nė nyjen mė tė rėndėsishme tė Gjirit Persik. Ėshtė pikėrisht ai vendi ku mallrat kalojnė nga Pėrėndimi drejt Lindjes dhe e kundėrta. Po ashtu, ėshtė vendosur qė aeroporti i madh dhe bazė i shoqėrisė "Emirates" nuk mjafton mė. Pėr kėtė arsye, ruspa, betoniere dhe vinēa janė montuar tashmė nė zonėn ku po ndėrtohen pistat e sė ardhmes, nė gjendje tė veprojnė tė gjitha sė bashku dhe nė ēfarėdolloj kushtesh meteorologjike. Kur projekti tė pėrfundojė (kostoja totale 8,1 miliardė dollarė) nė Aeroportin e Dubait do tė udhėtojnė ēdo ditė rreth 120 milionė pasagjerė dhe do tė shkarkohen 12 milionė tonelata mallra. Nė bazė tė gjithė kėsaj qė po ndodh nė Emirate, ekziston bindja se nafta dhe gazi nuk janė tė pėrjetshme. Ndaj ėshtė e nevojshme tė mendohet pėr tė ndėrtuar njė strategji tė tillė, qė puset tė prishen dhe tė furnizojnė me energji vetėm popullsinė lokale. Nga ana tjetėr, Dubai posedon rezervat mė tė vogla tė Emirateve tė Bashkuara Arabe (mė tė rėndėsishmet janė nė territorin Abu Dhabi), kėshtu nėse nė vitin 2000 hidrokarburet pėrfaqėsonin 10,3 pėr qind tė prodhimit tė brendshėm bruto, sot kjo pėrqindje ka rėnė nė 5,4 pėr qind. Ndėrsa tregtia dhe shėrbimet prekin tashmė GDP-nė, duke e bėrė Dubain njė nga ekonomitė mė tė larmishme tė planetit, ku "bashkėjetojnė" dhe punojnė sė bashku burra e gra nga 136 vende tė ndryshme. Megjithatė, nga sheiku dhe ekipi i tij vazhdojnė tė "lulėzojnė" ide qė po ēudisin botėn. Kėshtu, pėr momentin, nuk bazohet gjithēka nė kullėn mė tė lartė tė botės. Emirati ka vendosur tė shfrytėzojnė sa mė shumė tė jetė e mundur bregdetin. Por, nėse mijėra kilometra janė aktualisht "off limits", sepse i pėrkasin rezidencės private tė Al Maktoum, zgjidhja ka qenė ajo e tė ndėrtuarit tė ishujve artificialė nė njė largėsi tė vogėl nga deti, ku kanė lindur sipėrmarrje nė tregun e pasurive tė paluajtshme vėrtet luksoze, qė nė fund do ta bėjnė mė tė madh shtetin e 30 mijė hektarėve dhe brigjet mė tė gjata se 1500 kilometra. Quhen Palm Jumeirah, nė prag pėrfundimi, Palm Rebel Ali, mė e largėta nga qyteti dhe Pal Deira, qė do tė jetė mė e madhja. Tė tria kanė formėn e njė palme, ku do tė ndėrtohen vila, hotele dhe lokale, porte turistike e parqe. Tė gjitha kėto nisma janė pjesė e "Mnakheel", shoqėria operative e kontrolluar direkt nga sheiku Al Maktoum. Nėse kėto janė tri iniciativat mė tė mėdha pėr pjesėn bregdetare nė tokė, sheikėt kanė ndėrtuar dy tempuj tė golfit botėror, Greg Norman dhe Vijay Singh, me katėr fusha tė rrethuara me vila dhe shtėpi moderne, nė njė hapėsirė prej 1200 hektarėsh. Ndėrsa njeriu qė do tė sigurojė argėtimin, pėrveēse do tė vendosė se kush do tė vizitojė Dubain, quhet Salem bin Dasmal. Ėshtė pikėrisht ai numri njė i projektit Dubailand, parku mė i madh i argėtimit, njė projekt madhėshtor, qė ndodhet nė fazėn pėrfundimtare tė ndėrtimit (hapja ėshtė parashikuar pėr nė vitin 2008-tė). Ai ėshtė i ndarė nė zona homogjene: Ėshtė "Sport city" me stadiumin e futbollit prej 60 mijė personash dhe i bejsbollit prej 20 mijė, po ashtu edhe tre akademi: ajo e futbollit, e quajtur "Manchester Unitet", e tenisit dhe e golfit. Pastaj ėshtė "Motor city" me njė cirkuit pėr Formula 1. Me pak fjalė, ēdo lloj argėtimi, nga parku i dinozaurėve deri te lodrat, sa tė thjeshta aq edhe tė rrezikshme pėr ta qė nuk e kanė shpirtin e aventurierit. Megjithatė, nga Dubailand diēka funksionon, si pėr shembull "Snow Dome", njė impiant skish me teleferik, pista skish dhe pėr rrėshqitje, ku brenda mund tė qėndrosh me njė pallto sepse bėn shumė ftohtė, ndėrsa jashtė temperatura arrin 45 gradė celsius. Por, pas gjithė kėsaj, Al Maktoum ka vendosur qė Emirati i tij duhet tė bėhej konkurrent i fortė edhe nė fushėn teknologjike e kulturore. Nėse projekti i parė "Dubai silicon" ėshtė nė fazė tė avancuar zhvillimi dhe parashikon tė kalojė edhe Singaporin, Bangalorėn, Hong-Kongun dhe Pudongun nė fushėn e elektronikės, i dyti ėshtė nė fillimet e tij, megjithatė diskutimet kanė filluar. Ėshtė vendosur qė tė hapet njė Luvėr si ai i Parisit. Me pak fjalė, nė Dubai sheiku dhe njerėzit e tij po bėjnė tė pamundurėn pėr ta vendosur vėrtet nė qendėr tė botės. Dhe pėr kėtė arsye nuk kanė hezituar t‘u japin jetė projekteve njė shihėr totale prej 100 miliardė dollarėsh.
Dubai, Las Vegasi i rėrės dhe borės
Pazare, pista skie dhe superteknologji
Sunil, teksa qėndron i ulur nė njė tavolinė, nxjerr nga xhaketa portofolin dhe porosit tre ēokollata tė shkrira, gjysmė brioshi dhe njė "SevenUp" pėr djalin e vogėl Amita, pjesėtari i vetėm i familjes, i cili qėndron indiferent ndaj specialitetit tė barit St.Moritz (i gjithė ambienti ėshtė pėrshtatur me njė ditė tė ftohtė dimri, madje edhe brenda tij bėn shumė ftohtė). Nė kėtė vend bora nuk ėshtė e zakonshme dhe tė gjithė njerėzit kanė mbetur pa fjalė. Kėtu, nė zemėr tė Dubait, Las Vegasi i shkretėtirės, tė bėsh ski apo tė garosh me slitė ėshtė njė eksperiencė unike pėr tė gjithė. "Sky Dubai", mali artificial, i cili ėshtė i mbuluar me 6 mijė ton borė, inauguruar nė 2006-ėn brenda Qendrės Tregtare Emirates, ngrihet nė periferinė jugperėndimore tė qytetit.
Kush ėshtė i interesuar ta shohė kėtė mrekulli, "skyline", krenarinė e Qendrės Ekonomike tė Emirateve tė Bashkuara, duhet tė hyjė nėn tokė dhe tė sodisė kėtė punė kolosale, qė prej mė pak se gjysmė shekulli arabėt ndryshuan njė arkipelag fshatrash ku jetonin rreth 150 banorė, nė njė metropol dhjetė herė mė tė populluar. "Nė Nepal jetoj me 30 dollarė nė muaj. Tė emigroja ka qenė gjėja mė e mirė qė mund tė bėja", tregon shoferi i "Arabian Adventure", ndėrkohė qė makina tip fuoristradė ecėn me shpejtėsi mbi dunat e shkretėtirės. Anash "Emirates Road", rruga qė tė shpie pėr nė oazin Al Ein, mijėra bashkėkombės, indianė e pakistanezė, punojnė mbi skelat e reklamave: "Six Flags", "Universal", "City of Arabia". Sot ky vend ėshtė shndėrruar nė njė kantier ndėrtimi: nė vitin 2010 do tė jetė "Dubailand", njė park i madh lojėrash sa "Disneyland" dhe "Disneyworld", me 55 hotele, 300 mijė punėtorė, 200 mijė vizitues nė ditė, autodrom dhe parkun Ferrari, me njė pistė prej 250 mijė metrash katrorė. "Ėshtė njėsoj si tė fundosesh nė borė tė nxehtė", thotė njė 23-vjeēar, pas mėsimit tė parė tė "sandboarding", njė rrėshqitje me tryezėn e sėrfit mes dunave tė shkretėtirės. Prindėrit po e presin nė plazhin e "Royal Mirage", pėrpara "Palm Islands", dy ishujt artificialė tė cilėt janė nė ndėrtim e sipėr. 23-vjeēari ka zgjedhur Safarin pėr tė shijuar dasmėn e njė bashkėmoshatari tė tij, i cili sapo ėshtė martuar sė bashku me 349 ēifte tė tjera. "Martesa me shumicė", kėshtu ėshtė quajtur ceremonia pėr tė ulur disi shpenzimet e larta tė dasmės tradicionale. Shkretėtira mbetet burimi ekzotik, ku duke shijuar pėrėndimin e diellit harron vendin e grataēielave dominuar nga "Burj Dubai", hoteli nė formė vele, mė i larti dhe mė i shtrenjti i botės. "Nė Aeroporti Ndėrkombėtar tė Dubait hyjnė ēdo ditė plot 15 mijė vizitues, ku gjysmat janė turistė dhe gjysma tjetėr punėtorė", llogarit drejtori i zyrės sė vizitave. Italia ėshtė gjashtė orė larg Dubait, Londra shtatė, Hong-Kongu tetė dhe Nju Jorku trembėdhjetė: nė aeroportin mė tė ngarkuar tė Lindjes sė Mesme ulet ēdo tre minuta njė avion. Kjo, falė sheikut Maktoum bin Rashid al Maktoum dhe pasardhėsit tė tij Mohammed.
Nė fillim tė viteve ‘90, Maktoum kuptoi se nafta nuk do tė zgjaste pėrjetėsisht dhe pas vdekjes sė tij ia dorėzoi tė birit zhvillimin dhe ndėrtimin e Dubait. Sipas Zyrės sė Tregtisė, ari i zi zė 6 pėr qind tė produktit tė brendshėm bruto kundrejt 49 pėr qind qė zė turizmi. Ėndrra sekrete e Al Maktoum ėshtė pikėrisht qė ta bėjė Dubain njė vend tė pandarė nga ekonomia e zhvilluar, turizmi, argėtimi dhe aplikimi i ēdo teknologjie tė re. Ose mė mirė akoma, ta bėjė atė njėsoj si "motrat" mė tė zhvilluara pėrėndimore. Dubain e veēojnė nga emiratet e tjera pėr industrinė e naftės. Burimet mė tė mėdha tė tij janė: zona ekonomike speciale e Jebel Ali dhe turizmi, i cili ėshtė nė rritje tė vazhdueshme.
Njė studente 22-vjeēare ėshtė ulur me mikeshat e saj nė "Tonino Lamborghini CaffĆØ", njė bar-kafe vetėm pėr tė rinjtė. Pasi bisedojnė pėr njė copė herė, ngrihen dhe drejtohen pėr te dyqanet me rroba tė shtrenjta: "Pushim do tė thotė det, relaks, njė shėtitje nė Qendrėn Tregtare". Kanė blerė njė palė atlete "All Stars", dy bluza "Nike" dhe njė gamile prej pellushi nė mes tė Emirateve, koncepti i vetėm i folklorit lokal.
"Festivali i pazarit simbolizon ambicien e popullit tonė, qė ēdo vit tėrheq 3 milionė kureshtarė", bėn tė ditur drejtoresha e festivalit. "Nė Dubai ndihem i sigurt", thotė njė kalifornian teksa po pi njė birrė dhe po shijon mbrėmjen. Osama bin Laden dhe sulmet e Xhihadit janė shumė vite dritė larg nga kėtu, ndėrsa lufta e shenjtė kundėr Pėrėndimit, e shpallur nga islamikėt radikalė, humbet mes dritave tė metropolit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Dubai, nė krye tė botės !
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Gjeologji & Gjeografi-
Kėrce tek: