Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gurėt nė tėmth, pse shkaktohen?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Gurėt nė tėmth, pse shkaktohen?   Thu Jan 29, 2009 12:04 pm

Gurėt nė tėmth, pse shkaktohen?
Formimi i gurėve nė tėmth shkaktohet zakonisht nga njė tepricė e madhe e kolesterolit nė lėngun e tėmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatė natės nuk ushqehet, lėngu (vreri) qėndron nė qetėsi nė tėmth. Atėherė kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurė tė ngjashėm me gurėt e vegjėl.
Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisė sportive, e shtojnė kėtė mundėsi. Nga pikėpamja anatomike, fshikėza e tėmthit ėshtė njė organ me gjatėsi prej rreth 10 cm i gjatė dhe pėrmban rreth 50 ml vrer . Nga jashtė ajo mbulohet nga njė membranė e hollė, e vendosur poshtė mėlēisė dhe qė quhet peritoneum. Pėrgjithėsisht njihen 3 lloje gurėsh: kolesterinikė (qė pėrbėhen nga kolesteroli); pigmentare (qė pėrbėhen nga polimeret e bilirubinės) dhe gurėt e pėrzierė, qė janė ata tė zakonshmit. Sigurisht, shkak ėshtė se me e kalimin e moshės, rritet pėrqindja e kolesterolit nė gjak. Jeta bėhet me sedentare, pra mė me pak lėvizje.

Kur duhet operuar
Shumica e gurėve tė tėmthit, shpesh tė njė dimensioni tė vogėl, nuk japin asnjė shenjė apo simptomė. Pra, ėshtė e panevojshme t’i heqėsh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar pėr t’i hequr. Nė fakt, kėto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione tė rėnda. Gurėt bllokojnė tėmthin ose kanalet qė e ēojnė nė zorrė, duke sjellė kėshtu njė kolike hepatike (dhimbje e fortė e mėlēisė, kur guri bllokon daljen e tėmthit, zakonisht pas njė ushqimi tepėr tė yndyrshėm), njė kolecistit tė fortė (si pasojė e infeksionit tė pareteve tė fshikėzės sė tėmthit), angiokolit (me ethe gjer nė 39° - 40° qė mund tė ēojė dhe nė septicemi, infeksion i pėrgjithshėm nė gjak), apo njė pankreatit (inflamacion tė pankreasit).

Trajtimi
Trajtimi me ilaēe u rekomandohet pacientėve nė fazėn kur akoma nuk mendohet pėr operacion, veēanėrisht tek tė moshuarit. Por megjithatė gjysma e pacientėve tė trajtuar kėshtu kanė pasur pėrsėritje tė gurėve, madje dhe komplikime. Pėr kėtė arsye, nė shumicėn e rasteve kirurgjia ėshtė mjeti mė i mirė pėr t’u shėruar. Por ka raste qė nė disa pacientė pėrdoren dhe rrezet laser. Kjo ka tė bėjė me heqjen e gjithė fshikėzės sė tėmthit dhe jo vetėm tė gurėve. Njė kirurg bėn 4 prerje pėr tė lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndėrhyrja fillon me njė fryrje tė barkut me gaz, qė tė ngrihet pareti i barkut, nė mėnyrė qė instrumentet brenda tė punojnė pa vėshtirėsi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia ėshtė gjithnjė e pėrgjithshme.

Vreri dhe yndyrat nė zorrė
Njė javė pas operacionit, pacienti fillon njė veprimtari normale. Njė regjim ushqimor ėshtė i nevojshėm nė kėto raste. Nė gjysmėn e rasteve, operacioni pasohet me njė lloj diarreje. Pėrsėritja e krijimit tė gurėve mund tė ndodhė nė 1 nė 100 e rasteve. Vreri ėshtė njė lėng qė fabrikohet nga mėlēia. Pėrmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol tė rėndėsishėm nė tretjen e yndyrave nė zorrė. Fshikėza e tėmthit ėshtė njė qeskė e vogėl nė rrugėn qė pėrshkon vreri midis mėlēisė dhe zorrės. Ajo depoziton vrerin gjatė kohės sė qetėsisė dhe e ēliron atė gjatė ngrėnies.

Kėshilla pėr tė parandaluar gurėt nė tėmth:
1- Pėr pėrgatitjen e ēajit tė rigonit ėshtė mirė tė pėrdoret bima e njomė e rigonit
2- Edhe gjethet e thara nė hije tė bimės shėrbejnė pėr kurimin e sėmundjeve
3- Nė rastet kur keni probleme me tretjen, pini njė gotė me ēajin e bimės
4- Pėrdoreni erėzat nė ushqime. Pėrveē shijes sė mirė, parandalon sėmundjet
5- Pėrdorni sa mė pak ushqime tė skuqura dhe kripė
6- Pini sa mė shumė lėngje dhe ujė natyral

Ēfarė e shton rrezikun e gurėve nė tėmth
Ėshtė shumė e drejtė tė dihet qėndrimi nė lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga pėrdorimi i tyre mund tė provokohet njė krizė. Kėshtu duhen mėnjanuar vezėt, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastėrmanė, mishi i shpendėve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si kikirikėt, bajamet, arrat. Rekomandohen ushqimet organike si zarzavate tė freskėta, sidomos lėngu i tyre dhe veēanėrisht, kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumė me rėndėsi do tė ishte edhe konsumimi i sasive tė mėdha tė lėngjeve, qoftė dhe thjesht ujė, por qė duhet tė jenė 2-3 litra nė ditė. Ushqime tė tjera tė nevojshme janė hudhra dhe vaji i hudhrės, arra e kokosit, lėngu i rrushit, mollėt, kajsitė, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.

Ekzaminimi dhe trajtimi i gurėve nė tėmth
Gurėt e tėmthit zbulohen me ekzaminime tė tilla si ultrasonografia (EKO) dhe skaneri. Mjekimet pėr shkrirjen e gurėve nuk janė shumė tė efektshme, por ato mund tė jenė tė nevojshme pėr persona qė nuk mund tė pėrballojnė ndėrhyrjen kirurgjikale. Pėr tė parandaluar formimin e gurėve nė tėmth ėshtė e rėndėsishme tė ruhet njė peshė trupore normale, tė zbatohet njė regjim ushqimor i balancuar dhe tė bėhen rregullisht ushtrime fizike. Gjithashtu, ėshtė e nevojshme tė tregohet kujdes, qė tė mos humbni apo tė shtoni shpejt nė peshė. Shumica e gurėve nuk shkaktojnė probleme, vetėm 1-2 % e tyre janė tė aftė pėr tė zhvilluar sėmundje. Megjithatė gurėt e tėmthit mund tė bėhen shkak i njė gjendjeje tė tillė qė njihet si pankreasit.

Gurėt nė tėmth nuk janė tė trashėgueshėm
Pėr tė gjithė specialistėt e shėndetėsisė, gurėt nė tėmth janė njė problem jo shumė i rėndė. Sipas tyre, kjo sėmundje nuk rrezikon jetėn e njerėzve dhe mbi tė gjitha nuk ėshtė e trashėgueshme. Kujdes duhet tė tregohet nė mėnyrė tė veēantė me pėrdorimin e ushqimeve, qė kanė sa mė pak kripė, pėrdorimi i sa mė shumė litrave ujė si dhe evitimi i gjėrave tė skuqura. Pėr tė sėmurėt qė vuajnė nga gurėt nė tėmth, mjekėt popullorė rekomandojnė pirjen e 2 deri 3 gotave nė ditė tė kėtij ēaji. Mjekėt kėshillojnė qė njė gotė tė pihet herėt nė mėngjes, kur nuk keni ngrėnė ende mėngjes, pasi jep efekte tė jashtėzakonshme nė shkrirjen e gurėve. Gjithashtu rigoni ėshtė mjaft i mirė edhe pėr parandalimin e sėmundjeve tė mėlēisė.

Simptomat e shfaqjes sė gurėve nė tėmth
Tėmthi jep dhimbje zakonisht nė hipokondrinė e djathtė, poshtė brinjėve. Ndonjėherė, sipas specialistėve kur irritohet pjesa e diafragmės qė ka kontakt me tėmthin, dhimbja ndihet edhe nė shpatullėn e djathtė. Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tėmthit mund tė jenė tė lidhura me njėra-tjetrėn, zakonisht nga ngecja e ndonjė guri. Guri nė tėmth mund tė japė dhimbje (ose mund tė shfaqė mbindjesi) nė segmentin midis brinjės sė VII dhe IX qė nga stėrnumi deri nė shtyllėn kurrizore. Kurse inflamacioni i tėmthit rrezatohet nė shpatullėn e djathtė dhe membrana mbėshtjellėse e tėmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtė duke bėrė qė dhimbja tė pėrqendrohet nė shpatullėn e djathtė dhe sidomos nė anėn e djathtė tė diafragmės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Gurėt nė tėmth, pse shkaktohen?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Mjeksia-
Kėrce tek: