Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 INFEKSIONET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME DHE SHENDETI.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: INFEKSIONET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME DHE SHENDETI.   Thu Jan 29, 2009 12:08 pm

Disa ndryshime qe kane ndodhur dhe qe ndikojne ne sjelljen e individeve dhe te vete shoqerise ne Shqiperi.
Ne ishim mesuar qe per shume dhjetevjecare,nga 1960-1990,IST te tilla si Sifilizi ishin zhdukur pothuese fare.HIV nuk kishte hyre ende,ndersa IST ishin te pranishme me nje incidence dhe/ose prevalence minimale.
Por pas vitit 1990 disa arsye bene qe te hyje HIV ne Shqiperi dhe IST te pesojne rritje,arsye keto qe po I rendisim me poshte:

1-HIV dhe AIDS po perhapet shume shpejt ne vendet e Europes Lindore.
2-Trafikimi I vajzave dhe I djemeve,sidomos ne industrin e seksit (prostitucioni),rrit shume rrezikun nga infektimi me IST.Ne duhet te pranojme se mjafte nga keto persona te trafikuar jane dhunuar.
3-Qindra mijra Shqipetare kane emigruar ne vendet fqinje.
4-Ndryshime te ndjeshme kane ndodhur ne praktikat dhe modelet tona seksuale ne nje stil jete me te hapur dhe me liberal.
5-Perdorimi I drogave te injektueshme pas vitit1990,ne Shqiperi eshte bere nje problem ne rritje si per shendetin publik,ashtu dhe ne aspektin social.
6-IST dhe HIV tashma ekzistojne ne Shqiperi.

Po cfar jane IST?
Individi eshte ekspozuar ndaj nje infeksioni,por mund te mos kete mberritur ne semundje dhe mund te mos kete asnje shenje per t’u ankuar.

Po me SST c’fare kuptojme?
Individi jo vetem eshte I ekspozuar ndaj infeksionit,por eshte I semure per shkake te ketije infeksioni.

Ne te dyja rastet-me IST dhe SST-njerzit jane te infektuar dhe mund tua transmetojen ate te tjereve.

Cilat jane disa IST apo SST?

HIV=Virusi I imunodificiences njerzore qe sulmon sistemin imunitare.
Shankri I bute=Nje infeksion bakterial qe shkaketon plage te dhimbshme.
Klamidia=Nje infeksion bakterial qe demton tubat e falopit (ajo qe lidhe vezoren me mitren),duke bere qe femra te humbas aftesin per te lindur.
Morrat=Qe japin te kruajtura.

Gonorrea = Nje infeksion bakterial qe shkaketon dhimbje,dhe rrjedhje qelbi.
Herpes (HSV) = herpesi simpleks,qe shkaketon acarim te lekures (anusit,vagines dhe penisit).
Virusi I papilomes njerzore (vpnj) = prek lekuren ne pjesen genitale,sikurse dhe qafen e mitres deri ne formen e lythave.
Molusqet kontagioze = shkaketohen lezione ose gunga te vogela ne lekure.
Uretriti jo gonokoksik = infeksion bakterial I uretres qe shoqerohet nga infeksioni I klamidies.
Semundjet Inflamatore pelvike (SIP) = Nje infeksion I organeve femerore te riprodhimit,qe shkaketohen nga klamidia,gonorrea apo te tjera bakteriale.
Skabies (Zgjebja) = Skabia eshte nje semundje lekure,qe shkaketohet nga nje parazit.
Sifilizi = Nje infeksion bakterial,qe prek ter trupin dhe qe prek zemren,trurin dhe nervat.
Vaginitis = Shkaketohet nga mikroorganizma te ndryeshme,duke perfshir dhe mykun dhe trikomonas.Vaginitis eshte nje infeksion I vagines,qe cone ne kruarje,djegje,rrjedhje vaginale me ere te keqe.
Hepatiti Viral B = shkaketohet nga virusi I Hep.B shoqeruar me shenja komplekse.

Shenim:nje pjese e ketyre semundjeve merren dhe me rruge te tjera.

Cilat jane disa nga shenjat kryesore te ketyre Semundjeve?

Rrjedhje uretrale. (japin Gonokoku,Ureoplasma Urealitikum,Clamidia)
Rrjedhje vaginale.(japin Gonokoku,Clamidia,trikomonas,Candida)
Lezione ulcerative (japin Herpesi,Sifilizi,Shankri I bute)
Dhibje abdominale e poshteme (japin Gonokoku,Clamidia).
Edema Skrotale. (japin Gonokoku,Clamidia)
Buboni inguional e jep shankri I bute.
Lytha genitale e jep Virusi I papilomes (HPV)

Cilat jane disa komplikacione?

Ato jane nga me te lehtat deri ne humbjen e jetes pra vdekjen. Por ne po permendim disa si steriliteti femror dhe mashkullor,klamidia jepe konjuktivitet tek te porsalindurit.Demtime te trupit,trurit dhe nervave tek Sifilizi.

Nuk duhet te harrojme per asnje moment!

-Shume IST shkaketojne ulceracione dhe/ose inflamacione,qe rrisin mundesin per transmetimin e HIV,Hepatit B dhe C.
-Prania e nje IST I pa trajtuar,si psh infeksioni I gonorres,I klamidias,I sifilizit,I herpesit ose lythave genitale,mund te rrise 10 here mundesit per marrjen edhe per transmetimin e HIV.
-Prania e nje IST tregon se njeriu ka bere seks te pasigurt ose te pambrojtur. Kjo do te thote se ato partener kane qene gjithashtu te ekspozuar ndaj HIV.
-Prania e nje IST tek nje person ne pergjithesi do te thote se sistemi imunitar mund te jete me I dobet,sepse ai eshte duke luftuar nje infeksion
-Prania e disa IST-vecanrisht e herpesit,dihet se rrit sasin e HIV.

Pse te rinjet jane me ne rriske per keto semundje:

Ato kane lidhje te shkurtera me shume partner.
Nuk perdorin rregullisht prezervativ.
Kane mangesi ne informacionin e duhur per IST/SST:
a)-Per tu mbrojtur.
b)-Per ti parandaluar.
c)-Kane nje besim te tepruar se gjoja nuk semuren.

Natyrisht pas pubertetit te dy gjinit kerkojne partner per te kryer marrdhenje intime seksuale kryesisht heteroseksuale.Kohet e fundit kane dalur ne pahe dhe homoseksualiteti tek meshkujt dhe lesbiket tek femrat.
Partneret shpesh kerkojne eksplorimin e trupit,kerkohet qe te dine per njeri tjetrin per marrdhenjet qe kane patur,dikush zotron metodat e sigurise per te mos mbetur shtatezan,per tu mbrojtur nga IST/HIV.

Nisur nga disa fakte qe permendem si dhe keto qe po rendisim me poshte duhet te insistojme:

1-Femrat e reja jane te prekshme nga IST per arsye biologjike dhe kulturore.
2-Femrat adoleshente kane me pak antitrupa ne krahasim me grat me moshe te pjekur.
3-Pa pjekuria e qafes se mitres te femrave adoleshente rrit mundesin e infeksionit.
4-Dhuna dhe perfitimi seksual.
5-Mungesa e informacionit mbi IST.
6-Mos kerkesa e ndihmes mjekesore.
7-Qendrimet negative te disa punonjesve shendetesore.

Disa faktor qe ndikojne qe keto infeksione te mbahen ne shifra te larta ne bote po I permendim:
-Largimet nga shkollat (mbi 400 milion femije nuk ndjekin shkollen femije te moshes nen 18 vjec ose 38% e te rinjeve).
-Raportohet se shume te rinje mbi 100 milion punojne ne rruge.
-Nje adoleshent pa shtepi dhe familje ka 14 here me shume mundesi per te mbetur shtatezane ne krahasim me bashkemoshataret e tyre.
-Shume femije kane mbetur jetim per shume arsye.


Cilat do ishin disa drejtime dhe mesazhe per komunitetin:

Mesazhi me I rendesishem eshte informimi kjo me qellim edukimi per ndryshim sjellje.

Keshillim per uljen e rrezikut synimi I te cilit do te ishte:

-Per te kuptuar me qarte situaten e tyre.
-Per te identifikuar nje sere mundesish per te permirsuar situaten.
-Per te bere zgjedhje te pershtateshme per vlerat,ndjenjat dhe nevojat e tyre.
-Per te marre vete vendime dhe per ti zbatoni ato.
-Per te perballuar me mire nje problem.
-Per te zhvilluar shprehi jetike te tilla si,aftesia per te folur me partnerin
-Per tu mbesheshtetur tek te tjeret.
-Per te zbatuar A B C e seksit qe do te thote se jemi te sigurt vetem athere kur
-Abstenojme.
-Kur kemi besnikeri bashkeshortore.
-Kur perdorim kondomin.

Sigurohuni te kujtoni se keshillimi eshte njesoje I rendesishem si per njerzit e shendosh sepse ne duhet te perfitojme nga cdo mundesi qe na jepet per tu folur atyre per seks me te sigurt dhe per sjellje te shendeteshme qe do ti mbrojne ata nga infektimi ne te arthmen.Kjo eshte shume e rendesishme sepse shume klient duke menduar se jane te shendoshe mendojne gabimisht se kane imunitet ndaj ketyre semundjeve,qe eshte krejtesisht jo e vertet.

Nisur nga sa thame me siper nisur dhe nga fakti qe burrat dhe grat kane nevoja te ndryeshme ku disa prej te cilave po i permendim:

GRAT.
-Zakonisht grat jane pergjegjese per femijet e tyre
-Puna e tyre lidhet zakonisht me shtepin.
-Ato zakonisht kujdesen per te gjithe pjestaret e familjes,perfshire dhe veten e tyre.
-Ato zaklonisht jane te varura nga burrat persa I perket mbeshtetjes financiare.

“Si perfundim grate duhet te perfitojne nga sherbimet qe jane te pershtateshme per stilin e tyre te jetes,si p.sh.,sherbime qe ofrohen prane shtepive,sherbime qe ofrojne kujdes ndaj femijve,vizita shtepije etj.,”

Burrat.

-Zakonisht,burrat kane nje rol me pak aktiv ne jeten e femijve te tyre.-
- Burrat shpesh jane ne levizje.
-Zakonisht burrat shkojne direkt ne formaci sepse mund te perballojne ekonomikisht trajtimin,pa kaluar tek sherbimi shendetesore sepse vihen ne siklet.
-Zakonisht burrat kane pushtetin ekonomik.

“Si perfundim mund tu ofrohet sherbim gjate oreve qe nuk jane ne pune,larg shtepive,neper kafene apo vende te tjera publike duke I inkurajuar qe burrat te marrin nje rol me gjitheperfshires ne jeten e familjeve te tyre.

Shume e rendesishme eshte sherbimi miqesore per te rinjt dhe konkretisht ne keto drejtime:

-Te punojme me te rinjt qe nuk jane ne shkolle.
-Ti informojme rrethe edukates seksuale dhe IST/HIV.
-I inkurjojme vecanrisht te rinjt nen 16 vjec te flasin me prinderit.
-Punojme per te ndryshuar praktikat e demshme qe mund te rrezikojne rinin.

Cilat praktika nuk duhet te perdoren?

Shume I gabuar mjekimi nga vete individi favorizuar kjo nga dhenja e medikamenteve nga vete farmacistit,praktike kjo qe duhet ndaluar ne menyren kategorike.Gje e cila ka bere qe te mos evidentohet rregullisht kjo semundshmeri.Aktualisht numeri I saket I tyre nuk dihet
Mesazh shume I rendesishem eshte qe,kur punonjesi I shendetesise eshte I pa afte te diagnostikoje ose te ndihmoje nje klient,ai duhet ta drejtoje ate ne nivelin tjeter te sherbimeve shendetesore.
Si punonjes shendetesise,ne duhet ti keshillojme ndershmerisht klientet tane,duke u shpjeguar atyre rrethe vehtes dhe partnerit te tyre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
INFEKSIONET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME DHE SHENDETI.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Mjeksia-
Kėrce tek: