Truri i duhanpirėsve ėshtė i pafuqishėm
Njė nga karakteristikat e varėsisė nė cigare ėshtė se duhanpirės e fortė vazhdojnė me vesin e tyre tė keq edhe pse janė tėrėsisht tė vetėdijshėm se me kėtė i bėjnė dėm tė gjithėve, e para sė gjithash vetvetes.
Rezonanca magnetike e trurit dėshmon se njė vendim i tillė i bėn gjėrat mė tė vėshtira edhe nė fusha tjera tė jetės sė tyre.
Pearl Chiu dhe kolegėt e tij nga fakulteti mjekėsor Baylor nė Houston tė SHBA-sė, dhe kolegėt e tij kanė analizuar nė skanerin fMRI 31 duhanpirės kronik dhe 31 joduhanpirės derisa kanė luajtur njė lojė.
Ata nė disa raunde tė lojės ėshtė dashur tė investojnė para nė njė bursė tė simuluar.
Pas secilit raund ata janė informuar pėr atė se sa kanė pėrfituar, si dhe kanė marrė informata se sa kanė mundur tė fitojnė po qė se do tė sillnin vendimet e tyre financiare nė mėnyrė tjetėr.
Dhe derisa joduhanpirėsit i kanė shfrytėzuar kėto informata pėr investimet e ardhshme, sjellja e duhanxhinjve ka ndryshuar jashtėzakonisht pak.
Skanimet e trurit zbulojnė se duhanxhinjtė pėrpunojnė kėto informata, por, pėr dallim nga joduhanpirėsit, duket se nuk mund tė veprojnė nė pajtueshmėri me informatat e marra apo tė ndryshojnė sjelljen personale.
Ky zbulim mbi aktivitetet e ndryshme tė trurit do tė mund tu ndihmonte shkencėtarėve tė cilėt merren me prirjen nga varėsive.
Hulumtimi i shkencėtarėve amerikanė ėshtė publikuar nė revistėn Nature Neuroscience