Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Spondiliartroza, si ta shmangim ne dimer

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Spondiliartroza, si ta shmangim ne dimer   Thu Jan 29, 2009 12:12 pm

Spondiliartroza eshte nje nga semundjet, e cila shfaqet me shume gjate periudhes se vjeshtes. Nderkohe rezulton se moshat me te prekura jane ato te vjetra dhe grate pas kalimit te menopauzes. Per te gjitha problemet dhe shqetesimet qe shfaq kjo semundje mjekja reumatologe, Lida Minga, jep te gjitha keshillat e nevojshme per pacientet.

Cfare eshte spondiliartroza dhe si shfaqet ajo?

Spondiliartroza e kolones vertebrale eshte nje semundje e hershme dhe mjaft e perhapur ne ditet e sotme. Ajo njihet si nje semundje mjaft e shpejte, e cila vjen si pasoje e ndryshimeve degjenerative ne disqet fibrokockore intervertebrale, ne trupat vertebrale ose ne artikulacionet apo fizeale posteriore. Spondiliartroza ka te beje me demtimin e shtreses tendinoze, diskut, qe ndodhet midis dy siperfaqeve artikulare te dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund te quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra ajo eshte nje proces inflamator, i cili qendron ne baze te shume artrozave. Ndryshimet degjenerative perbehen kryesisht nga ngushtimi i hapesirave artikulare, skleroze kockore dhe formimi i ostofiteve ne artikulacione. Shpeshhere dallohen ndryshime ne disqet, te cilat ndodhin midis vertebrave. Ndryshimet degjenerative te kolones shpesh takohen ne vendet me levizshmeri me te madhe. Ndonjehere ostofitet mund te jene shume te medha dhe duke u bashkuar me njera-tjetren kufizojne levizjet e kolones. Fillimisht, semundja nis me kercitjen e kockave, qe pason me dhimbjen, qe eshte dhe tipar dallues i semundjes. Pervec kesaj mund te ndodhe te shfaqen probleme me ekuilibrin, gje qe zgjat pak sekonda dhe me pas zhduket.

Po ndryshimi i temperaturave, sidomos ulja e tyre, a ndikon ne kete lloj semundjeje?

Stina e vjeshtes perkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e nivelit te lageshtires ne ajer. Kjo e fundit, se bashku me ndryshimin e presionit te ajrit, ndikon ne ndryshimin e kriperave ne kocka dhe, per pasoje, dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Nderkohe qe dhimbja behet me evidente ne periudhen e vjeshtes per vete faktin se ne sezonin e plazhit nuk ka shfaqje te spondiliartrozes. Por pas kthimit nga plazhi dhe me uljen e temperaturave spondiliartroza shfaqet menjehere.

Cilat jane simptomat kryesore te nje spondiliartroze?

Tri jane simptomat kryesore me te cilat shfaqet spondiliartroza. E para eshte dhimbja ne pjesen ku eshte shfaqur spondiliartroza. Po keshtu, nje tjeter simptome eshte ajo e ngurtesimit, si dhe e dhimbjes radikulare. Shtypjet e nervave nga ndryshimet degjenerative ne pjesen trokale te kolones japin dhimbje, qe perhapen ne kurriz e ne kraharor. Kjo gje i ben shpeshhere pacientet te dyshojne se shqetesimi u vjen nga zemra. Kurse spondiliartroza e zones se mesit nga prekja e rrenjeve nervore shoqerohet me dhimbje, veshtiresi ne levizje, kryesisht ne perkulje, ulje apo ngritje. Shume here njerezit kane shenja te shiatikut. Ajo qe verteton nje spondiliartroze jane te dhenat radiologjike, te cilat tregojne deformimet dhe perparimin e semundjes.

Si shfaqen dhimbjet? Kur personi e kupton qe ka nje spondiliartroze?

Dhimbja lokale vjen nga reaksioni apo ngacmimi ne indet e buta. Gjithashtu, shkak i dhimbjes se shtylles kurrizore eshte spazma e lokalizuar ne muskujt paravertebrale, si dhe nga kompresioni i rrenjeve nervore. Presioni, qe shkaktohet ne rrenjet nervore, shoqerohet me dhimbje, me parestezi dhe me ndryshime te reflekseve motorre.

Cilet jane personat me te prekur nga kjo lloj semundjeje? A ka ndonje grupmoshe?

Kjo semundje haset me shpesh mbi moshat 35 apo 40 vjec, pa perjashtuar edhe rastet e vecanta. Pra, nga sa shihet, ne baze edhe te ekzaminimeve dhe vizitave qe ne kryejme, rezulton se moshat e treta jane me te prekurat. Por nje tjeter e dhene eshte, se edhe grate jane me te prekura nga spondiliartroza, por kjo pas menopauzes.

Nje spondiliartroze a mund te ndikoje negativisht ne shendet, duke sjelle shqetesime te tjera pervec dhimbjes?

Spondiliartroza kur shoqerohet me “sqepa” te medha con ne shenja kalimtare neurologjike, si per shembull marrje mendsh, te perziera, crregullime te pamjes, crregullime te ekuilibrit.

Cilat do te ishin keshillat kryesore, qe duhet te kete parasysh nje pacient?

Ajo qe do te keshilloja, pikesepari, jane noti dhe plazhi gjate periudhes se veres. Po keshtu, nje tjeter keshille eshte edhe qendrimi ne nje ambient te ngrohte per qetesimin e muskulatures se kurrizit. Te keshillueshme jane banjat termale, te cilat jane shume te mira per qetesimin e dhimbjeve te mesit. Nese dhimbjet jane shume te forta, atehere nevojitet ndihma e mjekut. Nese nuk mund ta levizni koken ose nuk mund te perkuleni duhet te drejtoheni menjehere te mjeku. Eshte mire te mos ngrihen pesha shume te renda, qe shkaktojne dhimbje te mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore per mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk eshte i rekomandueshem. Shmangni qendrimet per nje kohe te gjate perpara televizorit, pasi con ne demtim te shtylles kurrizore.

Keshilla

- Keshillohet sa me shume plazh dhe not
- Te mos ekzagjerohet me ecjen
- Beni fizioterapi
- Kujdes ne ngritjen e peshave te renda
- Shkoni ne llixha
- Kujdes me korrentet e ajrit
- Perdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore
- Eliminoni mbipeshen
- Mbanin nen kontroll peshen trupore
- Shkoni rregullisht te mjeku specialist
- Merrni mjekime ne menyre te rregullt

Simptomat

- Dhimbje ne pjesen ku eshte shfaqur spondiliartroza
- Dhimbje radilulare
- Ngurtesim te pjeses ku shkaktohet spondiliartroza
- Dhimbjet perhapen ne kurriz dhe ne kraharor
- Veshtiresi ne levizje
- Veshtiresi ne ulje dhe ngritje te trupit
- Shenja te ngjashme me nervin shiatik
- Marrje mendsh
- Te vjella
- Crregullime te pamjes
- Crregullime te ekuilibrit

Ndihma e shpejte

Ne momentin qe shfaqen dhimbjet e spondiliartrozes mund te perdoren nje sere medikamentesh, te cilat mund te merren nga kushdo dhe qe mund te lehtesojne dhimbjen. Keshtu mund te perdoren qetesues si paracetamoli dhe kodeina. Por rekomandohen edhe medikamente te tjera si antiinflamator josteroide dhe qetesues per muskujt. Nderkohe, rekomandohet vendosja e akullit dy here ne dite, per nga 10 minuta ne vendin ku shfaqet dhimbja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Spondiliartroza, si ta shmangim ne dimer
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Mjeksia-
Kėrce tek: