Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Topi i Arte, ogur i keq?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Topi i Arte, ogur i keq?!   Sat Jan 31, 2009 9:33 am

Mos valle Topi i Arte, trofeu i dhene nga “France Football” per futbollistin me te mire, eshte i mallkuar per ata qe e marrin apo lojtaret vetekenaqen dhe nuk arrijne dot te mposhtin famen e fituar?


Pergjigjen e kesaj pyetjeje analistet e futbollit mundohen ta japin me shembujt e 10 fituesve te fundit te Topit te Arte.

Rivaldo 1999
Me fanelen e Barces shenoi per nje sezon 24 gola, duke marre te gjitha trofete e mundshem. Nuk harroi te bente te tijin edhe Topin e Arte. Por nje sezon me pas mbeti shume prapa. Aktualisht luan ne kampionatin e Uzbekistanit.

Luis Figo 2000
Me fanelen e Realit shenoi 4 gola por fale lojes se tij u shpall futbollisti me i mire ne Europe dhe ne bote. Tani eshte shume larg diteve te tij me te mira.

Owen 2001
“Princi i Anglise” fitoi shume shpejt famen me Liverpool, duke hyre ne listen e topave te arte. Demtimet e njepasnjeshme bene qe Owen te kujtoje me nostalgji te shkuaren.

Ronaldo 2002
Shperthimin e pati ne Kupen e Botes, duke u bere dhe golashenuesi me i mire. Me pas lajmet per te nuk flisnin per futboll por per jeten e shthurur qe bente.

Nedved 2003
Lojtari me i mire cek, ate vit nuk la asnje trofe pa fituar qofte ne Ceki, Itali apo dhe Europe. Nje vit me vone shenoi vetem 6 gola duke qendruar per nje kohe te gjate ne hije.

Schevchenko 2004
U be shtylla kryesore e Milanit ne fitimin e kampionatit dhe kupes. Por ashtu si te tjeret edhe Sheva u be hija e vetvetes. Kaloi te Chelsea dhe ne 47 ndeshje shenoi vetem 9 gola. Shume veshtire per t’u ngjitur edhe njehere ne maje.

Ronaldinho 2005
Fantazisti brazilian ishte ate sezon dirigjenti i Barces. U shpall futbolliti me i mire i Europes dhe botes. Nuk vonoi shume, fitoi edhe Topin e Arte. Sebashku me Kakane dhe Paton te Milan eshte ne kerkim te diteve te vjetra, por tashme jo me numrin 10.

Cannavaro 2006
Normalisht ky trofe u jepet sulmuesve, por Cannavaro me lojen e tij theu nje tabu. Tek Reali eshte shume larg formes qe tregoi me Italine kampione bote ne 2006-en.

Kaka 2007
Me 10 gola ndihmoi Milanin te shpallej kampion Europe. Ate vit Milani fitoi 3 kupa, ndersa ai personalisht 5 te tilla. Kete sezon Kaka dhe Milan po mjaftohen vetem prezantimin ne Kupen Uefa

C.Ronaldo 2008
Me shume se 40 gola te shenuar gjate nje sezoni mjaftuan qe portugezi te behej mbreti i botes. Pa kaluar ende shume, edhe Ronaldo i eshte bashkuar parardhesve, pasi kete sezon edhe pse i ri ne moshe, forma e tij eshte ne renie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Topi i Arte, ogur i keq?!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Sporti Boteror-
Kėrce tek: