Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 elbasani-pak histori

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
zemra



Numri i postimeve : 6
Registration date : 04/02/2009

MesazhTitulli: elbasani-pak histori   Fri Feb 13, 2009 11:32 am

Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.

Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.

Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381, i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.

Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatės sė Re nė gegėrisht dhe toskėrisht, i Gramatikės sė gjuhės shqipe sipas dialektit toskė (1882) dhe i Fjalorit tė Gjuhės Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.

Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.

Nė vitin 1945 nė Shqipėri u vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, Ibrahim Hastopalli, etj.

Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
elbasani-pak histori
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Shqiperia, traditat kulturore-
Kėrce tek: