Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Fjalet e urta- analize

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Fjalet e urta- analize   Thu Jan 29, 2009 3:17 am

Proverbat janė fraza tė shkurtra qė shprehim me pak fjalė fķlozofģnė popullore (urtinė popullore). Pikėrisht pėr kėtė, ato thirren nga populli edhe fjalė tė urta.
Proverbat janė tė pėrhapur nė tė gjithė botėn dhe nuk ka dyshim se midis tyre hasen edhe ngjashmėri apo identitete. Megjithatė, ēdo popull ka proverbat e tij, tė ndėrtuara sipas psikologjisė dhe pėrvojes sė tij jetėsore, filozofike e historike. Nganjėhere ėshtė e lehtė tė caktohet pak a shumė njė moshė pėr njė proverb tė caktuar, por nė mė tė shumtėn ėshtė e vėshtirė aq mė tepėr qė nė rrymė tė kohės, proverbat edhe evoluojnė e mund tė marrin edhe trajta disi tė ndryshme. Kėshtu p.sh., pėr proverbat qė pėrmend Bardhi nė librin e tij (ta zemė, "Ku shkel turku, nuk mbin bar"), mund tė themi se sė paku ato datojnė qė nga viti 1635, ndonėse mund tė jenė edhe mė tė vjetėr. Njė proverb si "Harro mushkė Valarenė se Ali Pashanė na e prenė" duhet tė jetė sė paku i vitit 1822. Si rregur njė proverb qė haset nė Shqipėri, haset pak a shumė i njėjtė te arbėreshėt e Italisė etj. duhet tė jetė i vjetėr sė paku duke datuar nga shekulli i largimit tė arbėreshėve nga Shqipėria. Kėshtu, p.sh., ndodh me proverbin "Lisi bėn mėkan' e dega e klį" (De Rada 1866) qė haset edhe te Mitko e Dine "Lisat bėnjėn mėkata, degatė qajnė" (Dine, 1908) etj. Edhe prania e turqizmave mund tė jetė dėshmi e moshės: tė tillė proverba mund tė kenė lindur pas pushtimit otoman tė Shqipėrisė, por kjo nuk largon mundėsinė qė kėto proverba tė kenė lindur mė parė e mė pas tė kenė pėsuar kėtė transformim tė lehtė qė nuk prek brendinė, por vetėm anėn e jashtme. Tė tillė proverba mund tė jenė, p.sh., "Gjėn'e neqezit e gėzon xhymerti", "Kush tė det me ba sefa, gjen dehallin ndė shtėpi', "Gjėj'e turkut, haj' e ujkut etj. Interesant ėshtė nė kėtė vėshtrim, mbasi tregon pikėrisht fazėn e evoluimit tė tij, proverbi qė hasim te "Dorėshkrimi i Pragės" i Mitkos: "Goja verė, barku grunar" qė nė popull sot haset nė formėn "Goja behar, barku grunar". Nuk ėshtė ēudi qė korrigjimin prej puristi ta ketė bėrė Mitkoja, mbasi te Dineja proverbin e gjejmė nė formėn e dytė, pra me turqizma.
Proverbat hasen nė formėn e njė vargu apo tė dy deri tri vargjeve si edhe nė formėn e njė fraze nė prozė. Ėshtė mirė, ndėrkaq, qė tė mos ngatėrrohet proverbi me shprehjen popullore, mbasi proverbi, veē tė tjerave, ka njė kuptim tė plotė nė vetvete, kurse frazeologjia ėshtė njė shprehje qė e merr kuptimin kur lidhet me njė frazė tjetėr, bėhet pjesė e kėsaj fraze, mbasi nė vetvete nuk ėshtė e mbaruar si frazė. Kėshtu, p.sh., "pėr mustaqet e Ēelos ėshtė njė shprehje frazeologjike e jo njė proverb.
Proverbat shqiptarė janė tė pasur me mendime dhe shprehin pėrvojė tė gjatė. Ata janė pėrhapur nė tėrė Shqipėrinė, por duhet thėnė se Kruja e malėsia e saj shquhen pėr proverba me tė vėrtetė tė bukur dhe tė ndėrtuar me hollėsi artistike (p.sh., "Gjithkuj ia di trani e carani", "Rrena qet tym, e vėrteta flakė", "Nė rranxa gjinet fullanxa", "Pyka e re shtyn tė vjetrėn", "Byrekun qė s'e ha, pėr mue u djegtė", "Peshk' pa halė e shpi pa fjalė, s'ka" etj.).
Proverbat flasin pėr dukuri dhe situata tė ndryshme nė jetėn e njeriut. Nė to shpaloset qartė filozofia e popullit dhe ne gjejmė nė to vlerėsime pėr shumė dukuri e anė tė jetės. Nė kėtė vėshtrim ato janė mėsime tė vėrteta megjithatė do tė ishte punė e kotė tė orvateshe e tė gjeje njė konsekuencė tė plotė nė tė gjitha proverbat: shpeshherė pėr tė njėjtėn dukuri mund tė hasen vlerėsime tė ndryshme, madje edhe tė kundėrta. Kjo vjen nga fakti se proverbat janė krijuar nga njerėz e shtresa tė ndryshme dhe pėr kėtė nganjėherė ėshtė e vėshtirė tė shmangen ndryshimet. Sidoqoftė ka proverba qė flasin pėr jetėn, pėr dukuri shoqėrore pėr natyrėn e njeriut, pėr cilėsitė dhe tė metat e tij, pėr natyrėn, pėr familjen, pėr detyrat e secilit etj. Madje, shpesh, mbledhėsit e folklorit pėrpiqen t'i renditin ato duke i ndarė nė grupe sipas tematikės qė ato trajtojnė. Kėshtu veprojnė njė pjesė, mbasi njė pjesė tjetėr i rendit sipas rendit alfabetik (duke marrė pėr bazė fjalėn e parė) duke qėnė se mendojnė qė proverbat nuk mund tė kufizohen nga ana tematike, mbasi pėrdorimi i tyre nė praktikė nuk njeh tematikė dhe praktikisht pėrshtatet nė mėnyrė figurative pėr shumė situata e dukuri tė ndryshme. Sidoqoftė njė farė organizimi i tyre nevojitet kur ato mblidhen pėr tė bėrė mė tė volitshėm pėrdorimin e tyre. Kėshtu veprojnė mbledhėsit mė tė shquar tė proverbave tanė, siē kanė qenė Kolė Kamsi me "Goja e popullit" (1943), Sotir Kolea me "Njė tufė proverba" (1944) etj.
Pėrsa u pėrket formave tė proverbave mund tė pėrmendim disa prej tyre..
1) Njė varg i thjeshtė i ndarė nė dy hemistėkė tė rimuar:
Buk'e hi e ndė shtėpi. Gjen shesh, bėn pėrshesh. Ferra e nisi, ferra e grisi.
Po mund tė jenė edhe dy vargje:
Bukuria s'ėshtė pėr fis,/ po kush di e kullandris. Kurė nuk e ke zanat,/ mos u bėn hoxhė nė fshat.
Edhe tristikėt nuk janė tė rrallė:
Ia dha drurit, u tha,/ ia dha gurit, u ēa,/ ia dha njeriut - dhe e mbajti. Ku hanė e s'apin, ku flet e s'tė dėgjojnė,/ zot ynė mos tė shtiftė!
Nė te gjitha kėto raste, vargjet dhe sidomos rimat, janė mjete
mnemoteknike (qė shėrbejnė pėr kujtesėn, pėr t'i mbajtur mend). Sidoqoftė ėshtė me vend tė themi kėtu qė zakonisht me anė tė rimės (qoftė kjo edhe e brendshme) vihen nė dukje fjalėt mė tė rėndėsishme, ato qė bartin idenė e proverbit. Shembujt e mėsipėrm e tregojnė kėtė. Ja dhe njė shembull me njė rimė tė brendshme tė qartė: "Nėma e solli, gjėma e mori".
2) Vendin e rimės mund ta zėrė aliteracioni, ky jo vetėm nė proverba qė kanė formėn e vargut po edhe nė ato qė kanė formėn e njė fraze nė prozė.
Ēdo mizė nuk bėn mjaltė. Ngordhi macja, u ngjall miu. Ka tė keqen e kalorėsit, se i varen kėmbėt.
3) Shpesh hasen proverba nė formė antiteze, kontrasti: Bėri tė pjellė, dėshtoi. Vdis pa tė dua. Keq me burrė, keq pa burrė.
4)Formė tepėr e pėrdorur ėshtė ajo e pyetjes.
Ku di dhia ē'ėshtė tagjia? Ē'la dimri tė marrė morteja?
Ka raste kur pyetja ka edhe pėrgjigjen tė shprehur: Zure gjarprin? Shtypi kokėn. Polli kau? Tė rruat viēi.
5) Herė-herė proverbi ka formėn e njė morali fabule.
Nė mos gjeēa konop gjetiu, po vi Pashė e virrem te ti. Miun s'e nxinte vėra, hiqte dhe kungullin pas. Shumė herė dhe dhelpra q'ėshtė aqė dinake, zihet pėr katėr kėmbėsh. Shpinin ulkun ta pagėzonjėn e ay u thosh: "Ja dhentė tek na turbullojnė ujėt!".
6) Shpesh proverbi ka formėn e njė rregulle jete apo tė njė neni tė kanunit tė maleve:
Gusht e gunė. Prilli kėndon bilbili. Marsi ēan lėkurėt shkurti shkurton urėt. Gjaku ujė s'bėhet. Gjumi i tepėrt, rroba tė vjetra.
Shpeshherė proverbat kalojnė nga letėrsia e shkruar dhe bėhen popullore. Shumė vargje tė N.Frashėrit janė bėrė proverba (Punė, punė natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė). Njė proverb qė e gjejmė te Mitkoja "Duaj, tė tė duan" duket qartė se vjen nga Shėn Agostini "Si vis amari, ama" etj. nė tė tilla raste kemi maksima qė kthehen e bėhen proverba popullore..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Fjalet e urta- analize
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek: