Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nė indet e gjuhės dhe kombit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Nė indet e gjuhės dhe kombit   Thu Jan 29, 2009 3:18 am

Nė indet e gjuhės dhe kombit

Mbi parimet metodologjike nė veprėn gjuhėsore tė Eqerem Ēabejt


Eqerem Ēabej, njėri prej emrave mė tė shquar tė gjuhėsisė shqiptare tė shekullit XX, ėshtė padyshim njė monument kulture me njė vend tė veēantė nė panteonin e saj, tė cilit i pėrulemi sot me respekt e nderim. Shumėkush do t‘ia kishte zili veprėn e larmishme nė fushė tė etimologjisė, tė fonetikės e tė gramatikės historike, tė dialektologjisė historike, tė studimit tė autorėve tė vjetėr, tė shqipes sė sotme standarde e tė raportit tė saj me dialektet e deri te studimi i letėrsisė e folklorit.

Duke e vėshtruar gjuhėn si njė nga shfaqjet mė tė rėndėsishme tė jetės sė popullit, e studioi atė nė funksion tė ndriēimit dhe tė zgjidhjes sė problemeve themelore tė historisė dhe tė kulturės kombėtare. Kėtė studim ai e mbėshteti nė elementet e tjerė etnokulturorė, nė zhvillimin e tyre historik, si dhe nė kontaktet gjuhėsore dhe kulturore me popujt e tjerė.

Ēabej kėrkonte rrėnjėt e fjalėve pėr tė provuar "rrėnjėt" e kombit; ai do tė studionte marrėdhėniet e shqipes me gjuhė tė tjera pėr tė shpjeguar ndryshesat qė vijnė nga gjuhėt dhe kulturat nė kontakt.

Ēabej - vlerėson S. Mansaku- ėshtė njėri nga gjuhėtarėt e parė shqiptarė qė pėrvetėsoi, zbatoi nė mėnyrė krijuese nė pajtim me veēoritė dhe rrethanat e shqipes dhe integroi nė mėnyrė tė natyrshme nė gjuhėsinė historike shqiptare parimet teorike, metodat dhe kėrkesat e shkencės gjuhėsore tė kohės. Njė ndėr to ėshtė edhe metodologjia qė pėrdor krahasimin sistematik tė formave gjuhėsore si parim studimi dhe njėkohėsisht si mjet pėr rindėrtimin historik tė marrėdhėnieve midis gjuhėve, siē shprehet qartė nė Deutsche Grammatik-ėn e J.Grimm-it (1918-1922).

Lidhur me metodėn e zbatuar nga Ēabej nė studimet diakronike Demiraj shprehet se si nė studimet etimologjike, ashtu edhe nė ato pėr fonetikėn, gramatikėn dhe dialektologjinė historike, ai ėshtė mbėshtetur nė parimin qė, duke u nisur nga faza e dokumentuar e shqipes dhe duke shfrytėzuar tė gjitha mjetet e mundshme, tė ngjitemi shkallė-shkallė nė fazat mė tė hershme tė saj. Nga ana tjetėr, nė dallim nga mjaft studiues tė huaj (pėrjashto ndonjė rast si Jokli), tė cilėt niseshin nė studimet etimologjike, historike, dialektore a filologjike tė leksikut nga gjuhėt e tjera pėr tė mbėrritur tek shqipja, Ēabej u nis prej njohjes dhe pėrshkrimit tė thellė tė shqipes, pėr tė dalė e pėr t‘u krahasuar me gjuhėt e tjera.

Ēabej ishte mjaft rigoroz nė punėn studimore. Ai shprehet se "kurrkush nuk ka tė drejtė tė shkruaj mbi gjuhė pa u pat marr viet me radhė me studimin e vėrtetė tė saj ā€¦ Se filologjia nuk ėshtė zbavitje, ėshtė larg nga diletantizmi. Ėshtė dituri, dhe qė tė kapesh me dituri, duhet tė dish".

Nga shkolla e Gramatikanėve tė rinj mori arritjet e fonetikės sė krahasuar, sidomos metodėn e rreptė shkencore qė zbatuan lidhur me veprimin e ligjeve fonetike tė gjuhės, pėr ta zbatuar nė fonetikėn historike dhe nė studimet etimologjike nė fushė tė shqipes.

Nga shkolla e Fjalėve dhe Sendeve (Schuchardt) ai mori parimin e njohur tė studimit tė historisė sė fjalėve bashkė me historinė e sendeve. Historia e gjuhės shqipe do tė studiohej e lidhur ngushtė me historinė e kulturės sė institucioneve dhe etnicitetin e popullit. Ky parim gjeti zbatim sidomos te vepra e tij madhore "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes". Kjo ėshtė edhe vepra madhore e E. Ēabej: 7 vėllime me mbi 4000 fjalė. Nė kėtė vepėr studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalėve tė gjuhės shihet i lidhur me elementet e kulturės materiale e shpirtėrore tė bartėsve tė saj. Objekt i analizės janė fjalėt, tė cilat studiohen pėr nga pėrhapja e tyre nė tė shkuarėn dhe nė tė tashmen, vendi i formimit tė tyre, zhvillimi i tyre i brendshėm, aftėsitė fjalėformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zėvendėsimi me fjalė tė tjera etj. Njė vend tė posaēėm nė metodėn e tij tė studimit zė edhe qėndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalėve nė fond tė trashėguar dhe fond tė huazuar, duke iu dhėnė pėrgjigje disa gjuhėtarėve (sidomos Majerit), qė e shihnin shqipen si njė gjuhė gati tė romanizuar. Ai shtron tezėn se si pėr fjalėt me burim vendės, ashtu dhe pėr ato tė huazuara, duhet tė mbahet parasysh pėrhapja e tyre dhe denduria e pėrdorimit dhe se prania e elementit vendės dhe atij tė huaj tregojnė "nė njė anė shkallėn e ndikimit tė huaj mbi shqipen, mė anė tjetėr shkallėn e rezistencės sė kėsaj gjuhe". Nėpėrmjet njė analizė statistikore ai tregon se fondi me burim vendės ėshtė mė i pasur se ai i huazuar.

Njė nga kėrkesat bazė tė metodės sė tij nė studimin e etimologjisė sė fjalės ishte respektimi rigoroz i ligjėsive fonetike, morfologjike, fjalėformuese e semantike, qė historikisht kanė vepruar mbi gjuhėn shqipe e nė gjuhėt nė kontakt. Zbulimi i kėtyre ligjėsive mundėsoi rindėrtimin e mjaft trajtave tė hershme. Nga ana tjetėr, krahasimi i brendshėm u pa i lidhur ngushtė me faktorėt jashtėgjuhėsorė tė pėrmendur mė lart. Zbatimi i parimeve shkencore tė fonetikės dhe gramatikės historike do tė hidhte dritė pėr njė varg ēėshtjesh qė ai studioi si: evolucioni i sistemit zanor e bashkėtingėllor i shqipes posaēėrisht nė lidhje me theksin, gjatėsinė, dukurinė e metafonisė, hundorėsinė, diftongjet, zanoren ė tė patheksuar, bashkėtingėlloret grykore, grupet e vjetra tė bashkėtingėlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri tė tjera morfonologjike si ai i nyjeve, i shumėsit tė singularizuar, gjinia asnjanėse etj.

Veēanėrisht ēėshtja e prejardhjes sė fjalėve dhe afria gjuhėsore nė faza tė ndryshme tė evolucionit kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ēėshtjen kombėtare dhe autoktonietetin e saj. Sipas kėtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizėm ashtin e lashtė tė substratit: gjuha dhe etnosi i kėtij populli janė nė vazhdimėsi tė atdheut tė parėve tė shqiptarėve dhe tė territorit tė tyre. Evolucioni organik i gjuhės ėshtė bėrė nė lidhje tė ngushtė me evolucionin e kulturės materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, duke e parė kėtė mekanizėm nė shtrirjen e tij kohore e hapėsinore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Nė indet e gjuhės dhe kombit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek: