Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Si vepronte "Kamorra" me mafien shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Si vepronte "Kamorra" me mafien shqiptare   Thu Jan 29, 2009 3:25 am

Roberto Saviano: Si vepronte "Kamorra" me mafien shqiptare

Libri, dritė mbi trafikun e drogės qė kalon nga Shqipėria


Prodhimet kanė qytetari tė shumėfishta, hibride dhe bastarde. Gjysma e tyre lind nė qendėr tė Kinės, pėr tė pėrfunduar pastaj nė ndonjė periferi sllave, pėr t‘u pėrsosur nė verilindje tė Italisė, pėr t‘u ambalazhuar nė Pulia ose nė veri tė Tiranės e pėr tė pėrfunduar mė pas nė kushedi se ē‘dyqan tė Evropės. Malli gėzon atė lloj tė drejte pėr tė udhėtuar, qė nuk do ta gėzojė kurrė ndonjė qenie njerėzore. Tė gjitha fragmentet e rrugės, itineraret e papritura apo zyrtare, gjejnė vendmbėrritje nė Napoli... ā€¦Para se policėt me kapuēa ta pėrplasnin me fytyrė pėrtokė, Raffaele Amato-ja e kishte marrė njė paralajmėrim: e kishin arrestuar nė njė hotel tė Casandrino-s bashkė me njė drejtues tjetėr tė grupit, si dhe me njė trafikant tė fuqishėm shqiptar, tė cilin e ndihmonte nė bisedimet e biznesit njė pėrkthyes i rangut tė lartė, njė nip i njė ministri nė Tiranė. ... Aleanca me klanet nigeriane dhe shqiptare u dha mundėsi tė rriteshin e tė mėsonin nga drejtimi i drejtpėrdrejtė i shpėrndarjes dhe trafikut tė drogave. Paktet e bėra me klanet nigeriane tė Lagosit dhe Benin Sitit, aleancat me familjet mafioze tė Prishtinės dhe Tiranės, marrėveshjet me mafiozėt ukrainas tė Leopolit dhe Kievit e kishin ēuar mė tej klanin e kazalezėve nė veprimtari kriminale tė shkallės sė parė. ... Parco Verde ėshtė njė minierė krahėsh pune pėr Kamorrėn. Aty kushdo mund tė gjejė rekrutė pėr punėt mė tė rėndomta, krahė pune qė paguhen, madje edhe mė pak se shpėrndarėsit nigerianė apo shqiptarė tė drogės. Tė gjithė i kėrkojnė djemtė e Parco Verde-s: kazalezėt, Mallardo-t e Giugliano-s, "tigrat" e Crispano-s. Ata bėhen shpėrndarės droge me rrogė bazė dhe marrin pėrqindje pėr shitjet. ... Kartelet e Napolit e tė Kampanias shesin kokainė dhe heroinė me ēmime tė arsyeshme, kėshtu qė nė shumė raste ishte mė e kollajtė dhe mė me leverdi tė punoje me ta, sesa me trafikantėt amerikanojugorė dhe shqiptarė. ... Paolo Di Lauro-ja kishte qenė nė gjendje tė lidhej drejtpėrdrejt me kartelet amerikanojugore dhe tė krijonte rrjete tė shitjes me shumicė nėpėrmjet aleancės me kartelet shqiptare. Prej disa vitesh, trafiku i drogės ndjek shtigje tė paracaktuara mirė. Nga Amerika Latine, kokaina mbėrrin nė Spanjė; atje ose shkojnė ta marrin, ose e dėrgojnė deri nė Shqipėri me rrugė tokėsore. Kurse heroina e prodhuar nė Afganistan merr rrugėn e Bullgarisė, tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Hashashi dhe marijuana vijnė nga Magrebi dhe e kapėrcejnė Mesdheun falė turqve e shqiptarėve. ... Ato para i xhiroheshin mė pas njė enti aleat tė klaneve serbe dhe kampane, qė duhet tė kujdesej t‘u porosiste industrive tė ndryshme tė interesuara tė mirat qė do jepeshin si ndihma humanitare, duke paguar me para qė vinin nga veprimtari tė paligjshme dhe duke kryer kėshtu pastrimin e po kėtyre kapitaleve. Pikėrisht nė kėtė fazė hyjnė nė lojė klanet kazaleze. Janė ata qė kanė vėnė nė dispozicion ndėrmarrjet, transportet, tė mirat pėr tė kryer operacionin e pastrimit tė parave. Duke pėrdorur ndėrmjetėsit e vet Arkan-i, sipas informacioneve, kėrkoi ndėrhyrjen e Casales-ėve pėr t‘u mbyllur gojėn mafiozėve shqiptarė qė mund tė shkatėrronin luftėn e tij financiare, duke sulmuar nga jugu e duke bllokuar tregtinė e armėve. Casales-ėt i qetėsuan aleatėt e tyre shqiptarė, duke u dhėnė armė dhe duke i dhėnė Arkani-t njė guerilje tė qetė. Nė kėmbim tė ndėrmarrjeve, sipėrmarrjeve, dyqaneve, fermave, qendrave tė mbarėshtimit u blenė nga sipėrmarrėsit e klanit me ēmim tė shkėlqyer dhe sipėrmarrja italiane u pėrhap nė gjysmėn e Serbisė. Pėrpara se tė hynte nė zjarrin e luftės, Arkan-i pyeti Kamorrėn. Luftėrat, nga Amerika e Jugut e deri nė Ballkan, bėhen me kthetrat e familjeve kampane.






Shkrimtari ėshtė ftuar tė flasė pėr dhunimin e fjalės sė lirė


Saviano flet nė Akademinė e "Nobel"-it


Akademia e "Nobel"-it, vendosi t‘i hapė dyert solemnisht Roberto Savionos. Gazetari dhe shkrimtari italian, i shndėrruar nė fenomen botėror, pas publikimit tė librit tė tij tė parė "Gomorra" i cili vazhdon tė bėjė xhiron e botės, mė nė fund u mirėprit dhe nga Akademia e "Nobel"-it nė konventėn: "Fjala e lirė dhe dhuna anarkiste". Ēfarė i bindi suedezėt me nė krye sekretarin e Pėrhershėm tė Akademisė , Horace Engdahl, tė ndryshonin rrugėn e ndjekur deri mė tani? Vetė Engdahl me njė fjali lakonike, ishte shprehur sė fundmi se rasti Saviano konsiderohej "njė ēėshtje pėrgjithėsisht politike". Por meritat e Gomorrės dhe mbi tė gjitha apeli i lėshuar sė fundmi nga nobelistė tė shumtė, duke nisur nga turku, Orhan Pamuk, deri te gjermani Gunter Grass e duke vazhduar me Dario Fo dhe Gorbachev, detyruan ndryshimin e kursit. Pėr tė gjithė kėta rasti i shkrimtarit tė dėnuar me vdekje nga Kamorra "ėshtė njė problem demokracie qė i pėrfshin tė gjithė qytetarėt". Nė kėtė pikė, as alibia mė e madhe e gjyqtarėve suedezė, qė u vetėshpallėn priftėrinj tė letėrsisė dhe kundėrshtues tė ngjitjeve politike, nuk mundėn tė evitonin mosmarrėveshjet e brendshme. Kėtė herė, Akademia jo vetėm ftoi tė flasė Roberto Savionon, por tė shoqėruar me Salman Rushdie, duke nxjerrė njė rezultat tė dyfishtė. Vite mė parė, mbėshtetja e munguar pėr shkrimtarin anglo-indian, ka provokuar vetėlargimin e 18 gjyqtarėve tė "Nobel"-it. Ky takim nė Akademi rivendosi gjėrat nė vend; "Akademia nuk bėn politikė, por mbron lirinė". Dhe Roberto Saviano ėshtė zėri i guximit qytetar, ėshtė zėri i lirisė. Nė librin "Gomorra", ndeshen lidhjet e mafies napoletane me mafien shqiptare. .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Si vepronte "Kamorra" me mafien shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Letersia Boterore-
Kėrce tek: