Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Erich Maria Remarque

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Erich Maria Remarque   Thu Jan 29, 2009 3:25 am

Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator ne Lokarno te Zviceres.
Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufa e Pare Boterore.
Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit (1931)”, “Tre Shoke (1936-1938)", “Harku i Triumfit (1945)”, “Obelisku i Zi (1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon (1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit (1948)”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar (1958), si edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit (1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.
Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Erich Maria Remarque   Thu Jan 29, 2009 3:26 am

Shprehje nga Remarku

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Ne dashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka, e tmerrshme eshte kur nuk ke c'te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme. Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mrekullueshme, vetem ka nje te keqe: te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit, ajo s'ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten. Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat. Njeriu genjehet edhe me te verteten. Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Erich Maria Remarque   Thu Jan 29, 2009 3:27 am

"Tė gjitha fajet i ka dashuria"



"Tė gjitha dashuritė kėrkojnė tė jenė tė pėrjetshme dhe pikėrisht kėtu e kanė burimin vuajtjet e tyre pafund...". Erich Maria Remarque e dinte se udhėtimet e tij drejt dashurisė nuk ishin gjė tjetėr vetėm hapja e njė porte tjetėr vetmie pafund brenda vetvetes. As fama as letrat e lexuesve, apo luksi qė i fali letėrsia kur ende nuk i kishte kaluar tė 30-at nuk mund t‘ia zėvendėsonin pasionin pėr tė ndjerė. Edhe kur i dėrrmuar nga kjo ndjenjė qė duket se gjithnjė e ka robėruar shkrimtarin, ai kėrkonte tė ringrihej sėrish, vetėm pėr tė qenė edhe njėherė i dashuruar, apo pėr tė pasur pranė femrėn qė gjithnjė ka dashur. Letėrsia nuk mund tė jetė aq e ndjeshme nėse ti nuk e ke ndjerė atė. Dhe ndėrsa shohim fotografitė e tij nė vite, kuptojmė se trishtimi i lehtė nė rrudhat e kėtij burri, nuk janė gjė tjetėr veēse hapėsira pafund trishtimi. "Sėmundja mė e keqe nė botė ėshtė tė menduarit, ajo s‘ka shėrim". Dhe ai vuante nga kjo sėmundje e cila e bėnte tė tymoste mbrėmjeve deri vonė, ndėrsa mundohej tė hidhte nė letėr personazhe dhe jetė qė kalonin ēdo ditė para tij. "Letėrsia ėshtė jeta ime, ajo ēfarė unė ndjej", shkruante ai. Por lojėrat me zemrėn do t‘i kushtonin shkrimtarit, qė humbi jetėn pikėrisht nga ndonjė luhatje e thellė brenda saj. Por kjo nuk ka shumė rėndėsi pėr tė, pasi kėto luhatje ishin ngushėllimi i tij i vetėm, gjatė jetės qė e ēoi pėr tė kontribuuar jo vetėm nė art, por edhe pėr tė dhėnė njė shembull me sjelljen qė dha nė shumė momente. Por mė 25 shtator tė vitit 1970, trupi dhe mendja e tij do tė pushonin pėrgjithmonė nė njė spital tė Lokarnos, nga njė atak nė zemėr. Kritikėt shprehen pėr tė se humanizmi ishte "shtylla kurrizore" e kryeveprės sė tij tė parė "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Erich Maria Remarque   Today at 11:14 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Erich Maria Remarque
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Letersia Boterore-
Kėrce tek: