Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Federico Garcia Lorca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Federico Garcia Lorca   Thu Jan 29, 2009 3:28 am

Nje nga poetet e mi te preferuar dhe atyre qe i pelqen poezia ju keshilloj te lexoni veprat e tij.


Kaluar njeriut...



Te Federico gjithēka ishte frymėzim; jeta e tij nė njė harmoni tė mrekullueshme me veprėn, ishte triumfi i lirisė mes jetės dhe veprės. Mes tė dyjave ka njė shkėmbim shpirtėror dhe fizik kaq konstant, kaq pasionant, duke i bėrė tė dyja pėrjetėsisht tė pandashme...

Federico Garcia Lorca, njė nga mė tė mėdhenjtė e poezisė spanjolle, i njohur nė tė gjithė botėn, u lind mė 5 qershor tė 1898-ės nė Fuente Vaqueros, jo shumė larg Granadės. Njė fėmijė i gėzueshėm, por i ndrojtur dhe i frikėsuar, me njė kujtesė tė jashtėzakonshme dhe me njė pasion tė madh pėr muzikėn (belbėzonte kėngė popullore para se tė mėsonte tė fliste dhe niste e kėrcente kur dėgjonte tingullin e njė kitare), si dhe pėr shfaqjet teatrore; njė djalosh qė nuk kishte rezultate shumė tė mira nė shkollė, por qė ishte shumė i zoti tė bėnte pėr vete njė pafundėsi njerėzish. Studimet e tij shumė shpesh u shėnuan nga probleme tė lidhura me sėmundjen e tij tė rėndė.

Ai arrin tė regjistrohet nė universitet, ku pjesė e rėndėsishme e kėsaj periudhe ėshtė njohja me juristin Fernando De Los Rios, miqėsia me tė cilin do tė vazhdojė gjatė gjithė jetės. Tė tjera kontakte tė rėndėsishme nė atė periudhė ishin njohja me muzikantin e madh, Manuel De Falla, si dhe me poetin po aq tė madh, Antonio Makado. Nė fillim tė viteve ‘20, ai gjendet nė Madrid, ku shpirti i tij artistik formohet akoma mė shumė, duke qenė se ėshtė nė kontakte tė vazhdueshme me artistė si Dali, Bunuel dhe nė mėnyrė tė veēantė me Himenez. Nė tė njėjtėn kohė ai i pėrkushtohet veprave teatrore, tė cilat u pritėn me njė lloj ftohtėsie. Pas diplomimit, jeta e tij vazhdon me punė, por edhe me miqėsi tė reja: emrat janė tė njė niveli tė lartė si Pablo Neruda apo Injacio Sanēez Mehias. Udhėton shumė mbi tė gjitha mes Kubės dhe Shteteve tė Bashkuara, ku njihet drejtpėrdrejt me kontrastet dhe paradokset tipike tė njė shoqėrie tė evoluar. Falė kėtyre eksperiencave formohet akoma mė shumė edhe pėrkushtimi social i poetit. Ai nis tė krijojė grupe teatrore tė pavarura, tė cilat dhanė ndihmėn e tyre nė zhvillimin kulturor tė Spanjės.

Nė vitin 1934, ai vazhdon udhėtimet, duke konsoliduar mė tej miqėsitė e tij tė rėndėsishme. Nė vitin 1936, pak para shpėrthimit tė luftės civile, Garcia Lorca sė bashku me Rafael Albertin dhe 300 intelektualė spanjollė firmosin njė manifest nė mbėshtetje tė "Frente Popular", qė u publikua nė gazetėn komuniste "Mundo Obrero" mė 15 shkurt, njė ditė para zgjedhjeve, tė cilat u fituan nga e majta. Mė 17 korrik 1936, shpėrthejnė protestat ndaj qeverisė: nis kėshtu lufta civile spanjolle. Mė 19 gusht, Federico GarcĆ­a Lorca, poeti qė ishte fshehur nė Granada te disa miq tė tij, u gjet. Atė e rrėmbyen dhe e ēuan nė Viznar, shumė pranė Burimit tė Lotėve. Ndjekėsit e diktaturės frankiste e vranė barbarisht, pas asnjė proces gjyqėsor. Trupi i tij nuk u gjet asnjėherė. Shkrimtari irlandez, Ian Gibson, njėri prej ekspertėve mė tė mėdhenj tė historisė spanjolle tė shekullit XX, ka publikuar edhe veprėn e tij, titulluar "Njeriu qė arrestoi GarcĆ­a Lorca-n. RamĆ³n Ruiz Alonso dhe vdekja e poetit". Nė kėtė libėr, shkrimtari nxjerr nė pah episode qė ndikuan nė pushkatimin e Federico Garcia Lorca-s nė Granada. Sipas Guibsonit, Ruiz Alonso, njė aktivist nė politikė dhe deputet i Konfederatės spanjolle tė sė djathtės, ishte firmėtari i denoncimit kundėr shkrimtari dhe dramaturgut spanjoll, nė tė njėjtėn kohė ai ishte edhe ekzekutuesi i arrestimit tė tij. Gibson nėnvizon se "Ruiz Alonso arriti nė kėtė pikė, pasi vuante nga njė zili e thellė kundrejt Garcia Lorca-s. Ai e njihte pėrsosmėrisht veprėn e tij, dhe e pėrēmonte pėr suksesin qė kishte arritur si nė Spanjė ashtu edhe jashtė saj". Megjithatė, Ruiz Alonso, nė njė intervistė dhėnė pėr shkrimtarin irlandez nė 1967-ėn, ka mohuar akuzat se ka provokuar vrasjen e poetit, duke theksuar se ai ka ndjekur vetėm urdhrat. Pablo Nerdua, mik i Lorca-s, shkruan pėr vdekjen e tij: "Vrasja e Federico-s pėr mua ishte ngjarja mė e dhimbshme e gjithė asaj beteje. Spanja gjithnjė ka qenė njė arenė gladiatorėsh; njė tokė me shumė gjak. Arena me sakrificėn dhe me elegancėn e saj tė tmerrshme, pėrsėrit betejėn e pėrvdekshme mes hijes dhe dritės". Veprat e Lorca-s u dogjėn nė sheshin Carmen tė Granatas dhe emri i tij u fshi nga historia e kulturės spanjolle. U la nė harresė pėr dekada tė tėra, ndėrsa sot konsiderohet si poeti mė i madh spanjoll i shekullit XX. Ai ishte poeti i dramės. Burimi i frymėzimit pėr tė ishte pikėrisht toka e tij spanjolle, tradita popullore. Pak nga pak poezia e tij, u kthye nė njė rrėfimtare tė ngjarjeve, ishte dramatike, gjithnjė me njė aftėsi tė madhe pėr tė mitizuar peizazhin dhe traditėn e tokės sė tij. Veprat e Lorca-s vijnė prej ankthit, nga njė ndjesi e pėrhershme se vdekja ėshtė e pranishme edhe nė dashuri. Por Lorca dinte tė shprehej si nė pikturė ashtu edhe nė muzikė. Nė 1922 sė bashku me kompozitorin Manuel de Falla ishte nismėtar i projektit tė festivalit tė parė tė kėngės sė ciganėve, tipike e Spanjės meridionale. Nė 1934, gjatė njė interviste pėr tė pėrditshmen spanjolle "El Sol", deklaron se nė kėtė botė, unė jam dhe do tė jem gjithnjė nė anėn e tė varfėrve. "Gjithnjė do tė jem nė anėn e atyre qė nuk kanė asgjė, nė anėn e atyre qė u mohohet deri edhe qetėsia e asgjėsė. Ne (dhe i referohem personave tė shtresės intelektuale tė shoqėrisė, tė edukuar nė ambientet dhe nga tė ashtuquajturat klasat e mirėqenies) jemi tė thirrur tė bėjmė sakrificėn tonė. Duhet ta pranojmė. Nė botė nuk luftojnė mė forcat njerėzore, por ato tė nėntokės. Nėse mė vendosin nė njė peshore rezultatin e kėsaj beteje, nė njė pjatė dhimbjen dhe sakrificėn tėnde dhe nė njė tjetėr drejtėsinė pėr tė gjithė, edhe pse me ankthin e njė tė ardhmeje qė paralajmėrohet, por qė nuk njihet, unė nė kėtė pjatėn e fundit drejtoj grushtin me tė gjithė forcėn time". Horge GuillĆ©n, njė nga miqtė e tij mė tė mirė, shkruan se Federico Garcia Lorca ishte njė krijesė e jashtėzakonshme. Dhe krijesė kėsaj here do tė thotė mė shumė se njeri. Sepse Federico na vinte nė kontakt me krijuesin. Ai njeri ishte njė dritė qė tė udhėhiqte drejt rrėnjėve tė universit".

Pablo Neruda

"Ēfarė poeti!"

Ēfarė poeti! Nuk kam parė asnjėherė tė mbledhura sė bashku, ashtu si edhe tek ai, gjeniun dhe fisnikun, zemrėn e madhe dhe shpirtin kristal. Federico GarcĆ­a Lorca ishte burim i pashtershėm gėzimi, ai nė gjithēka gjente lumturinė pėr tė jetuar. Naiv dhe aktor i madh, kozmik dhe provincial, muzikant i madh, imitues i jashtėzakonshėm, i ndrojtur dhe supersticioz, rrezėllitės dhe xhentil: ishte njė lloj pėrmbledhje e moshave tė Spanjės, e rinisė sė kohės; njėlloj produkti arabik dhe spanjoll qė shkėlqente qė mbante aromė si jasemin, ishte njėsoj si vetė Spanja, ahimĆØ! Metafora e jashtėzakonshme e GarcĆ­a Lorca-s mė joshte. Mė interesonte gjithēka shkruante ai. Ndėrsa Garcia, nga ana e tij, mė kėrkonte qė unė t‘i lexoja poezitė e mia, dhe nė gjysmė tė leximit, mė ndalonte dhe mė bėrtiste: "Mos vazhdo, mos vazhdo, sepse kėshtu do tė influencohem nga poezia jote!". Nė teatėr dhe nė heshtje, nė mes tė turmės dhe nė ambientin e tij, ai pėrcillte thjesht dhe vetėm bukuri. Asnjėherė nuk kam njohur dikė tjetėr qė tė ketė kaq shumė magji nė duart e tij. Asnjėherė nuk kam pasur ndonjė vėlla mė tė gėzueshėm se ai. Qeshte, kėndonte, bėnte muzikė, hidhej, shpikte, rrėzohej... Federico pati njė parandjenjė pėr vdekjen e tij. Njė herė, ndėrsa kthehej nga njė turne teatror, mė thėrriti pėr tė mė treguar njė fakt tė ēuditshėm. Me trupėn teatrore de La Barraca, kishte shkuar nė njė qytezė tė vjetėr tė Kastilias, ndėrsa nė rrethinat e qytetit kishte ndalur pėr tė kaluar natėn. Duke mos e zėnė dot gjumi, aty nga agimi, doli pėr tė bėrė njė xhiro... U ndal nė hyrjen e njė parku tė madh, ku braktisja dhe i ftohti bėnin qė vetmia dhe trishtimi tė ishin akoma mė drithėrues. Federico aty pati ndjesinė se diēka do tė ndodhte patjetėr. U ul nė njė trung peme tė rrėzuar pėrtokė. Njė kėrriē po rrėmonte mes gėmushave dhe prezenca e tij pėr Frederico-n ishte sikur tė ishte shfaqur njė engjėll i vogėl bore, qė menjėherė i dha tė kuptonte se sa njerėzore ishte vetmia. Papritmas u shfaq edhe njė tufė me derra. Ishin katėr apo pesė kafshė tė errėta, derra tė zinj, tė egėr dhe tė uritur. Dhe Federico u kthye nė dėshmitarin e njė skene drithėruese: derrat iu afruan kėrriēit tė vogėl, e shqyen, e pėrpinė. Kjo skenė e pėrgjakshme, e tronditi kaq shumė Federico-n sa ai i dha urdhėr trupės sė tij ambulante tė vazhdonin mė tej udhėtimin. Ende i tmerruar nga skena e frikshme, Federico mė tregonte kėtė histori tė tmerrshme vetėm tre muaj para Luftės Civile. Nė vazhdim, unė kuptova shumė qartė se ajo skenė ishte paralajmėrimi i vdekjes sė tij. Vrasja e Federico-s, pėr mua, ishte ngjarja mė e dhimbshme e njė beteje tė gjatė. Spanja gjithnjė ka qenė njė arenė gladiatorėsh; njė tokė me shumė gjak. Arena me sakrificėn dhe me elegancėn e saj tė tmerrshme, pėrsėrit betejėn e pėrvdekshme mes hijes dhe dritės.

Dali - Lorca

Miqėsia mes poetit dhe piktorit

Nė vitin 1928, Salvador Dali ėshtė 24 vjeē. Gjen shumė kohė pėr tė pikturuar, gishtat i vallėzojnė nė tablo, nga bluja rrezėllitėse merr formė pushteti i femrės. Ėshtė njė tablo e pa formė qė vite mė vonė Dali do e shpjegojė si njė gėrshetim tė rezistencės sė tij mes burrit dhe gruas, duke mos dashur tė pranojė se kritika i ka shpjeguar edhe mė parė veprat e tij me kėtė sfond simbolesh e fantazisė homoseksuale, njė dėshirė qė pushonte nė fund tė zemrės; "njė flutur e gozhduar qė mediton fluturimin", i kishte shkruar nė ‘25 Federico GarcĆ­a Lorca, nė poezinė "Lavde pėr Salvador Dali". E megjithatė mbi miqėsinė mishtore mes poetit dhe piktorit asnjėherė nuk ėshtė thėnė fjala pėrfundimtare. Shumė kanė shkruar e shumė ėshtė thėnė, si nė librin e biografit irlandez, Ian Gibson, qė jo rastėsisht e titulloi librin e tij tė publikuar nė 1999-ėn "Lorca-Dali. Njė dashuri qė nuk mundi tė ishte". Historianėt e kanė cilėsuar tė papranueshėm, njė manipulim. Madrid, 1922. Nė "Residencia de Estudiantes", kolegj studentėsh ndėrtuar sipas modelit tė "Oxbridge" pėr pinjollėt e borgjezisė spanjolle, i sapoardhuri menjėherė tėrheq vėmendjen. 18 vjeē, i ndrojtur, Salvador lėviz i mbėshtjellė me njė mantel tė gjatė dhe me njė kapelė me strehė tė gjerė. Daliu i vogėl pėlqehet shumė nga "i moshuari" i rezidencės, njė tip elegant, tėrheqės, gjashtė vjet mė i madh se ai, i cili e ka transformuar dhomėn e tij nė njė sallon. Ai adhuron t‘i lexojė poezitė e veta nė publik. Quhet Federico GarcĆ­a Lorca. Takimi ėshtė drithėrues. Pėr ta janė vite magjike plot me aktivitete, gjithnjė nė lėvizje. Nė 1924-ėn, AndrĆ© Breton publikon nė Francė "Manifestin Surrealist", dhe atėherė e gjithė energjia kthehet nė njė "lėvizje psikike tė pastėr", ata ishin tė ēlirėt nga kontrolli i arsyes. Federico e Salvador e shohin botėn me tė njėjtėt sy, "dy shpirtra binjakė", do tė shkruajė GarcĆ­a Lorca nė 1935, njė vit para se tė pushkatohej nga frankistėt. Dėshmitar i kėsaj simbioze tė pėrsosur ka qenė Luis BuƱuel, qė nė 1928-ėn bashkė me Dali realizon filmin e parė surrealist nė historinė e kinematografisė "Njė qen andaluz" dhe Lorca fyhet shumė nga filmi. Intimiteti mes Federicos dhe Salvadorit rritet gjithnjė e mė shumė. Sa herė kanė mundėsi takohen, kalojnė pushimet bashkė, kudo i gjen bashkė nė "orėt e errėta dhe tė arta" nė poezinė e Lorca-s kushtuar Dalisė, nė dritėn e pikturės "Hiri" tė Dali. Por, ashtu si edhe linjat e pikturave tė tij qė kėrkojnė njė rend tė rregullt nė njė mendje tė pastėr, edhe ndjenjat e Salvadorit ndjekin njė trajektore tė detyrueshme. I tėrhequr dhe i terrorizuar nga seksi tjetėr, ai bėn pėr vete gruan e poetit francez Paul Ɖluard, Gala, duke e kthyer atė nė muzėn e tij, nė njė objekt obsesioni dhe nė shoqe jete. Dali gjithnjė e ka cilėsuar Lorcan si njė "dashuri erotike dhe tragjike, sepse unė nuk ia ktheva asnjėherė atė". Nė "Biseda" e 1969, piktori i tregon shkrimtarit Alain Bosquet pėr dy tentativat e dhunės nga ana e Federico-s: "Nuk isha homoseksual, kėtu nuk e ndiqja dot. Megjithatė, unė e disa se sa poet i madh ishte ai, duhej patjetėr t‘i jepja diēka nė kėmbim". Historianėt vendosin tė besojnė nė fjalėt e DalĆ­, tė cilat edhe njė herė janė vėnė nė diskutim, sidomos pas filmit qė pritet tė dalė nė vitin 2009, me regji tė britanikut Paul Morrison. Nė njė letėr, qė poeti i shkruan "Salvadorēitos", thuhet: "Tė kujtoj pėrherė. Tė kujtoj shumė. Biri im, mė duhet tė tė mendoj tė shėmtuar pėr tė mos dashur mė". Gusht 1927, Federico.

Poeti dhe dramaturgu spanjoll ndėrroi jetė mė 19 gusht tė 1936-ės .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Federico Garcia Lorca   Thu Jan 29, 2009 3:29 am

Erėtreguesi

Erė e jugut.
E nxirrė dhe pėrvėluese,
vjen mbi trupin tim,
e sjell farėza
tė shkėlqyeshme
vėshtrimesh, lule
portokalli.

E kthen tė kuqe hėnėn
I bėn tė ulėrijnė
robėrit plepa, por vjen
shumė vonė!
Unė e mbėshtolla natėn e rrėfenjės sime
nė raft!

Pa asnjė erė,
Qartė shiko!
Xhiro, zemėr;
Zemėr, xhiro.

Ajėr i veriut,
ari i bardhė i erės!
vjen mbi trupin tim
drithėruar me aurora
boreale,
me tė kepit tė fantazmave
kapidanė,
qė qeshin me tė madhe
me Danten.
Oh shkėlqyes yjesh!
Por ti vjen
shumė vonė.
Ēėshtja ime ėshtė mykur
Dhe unė e humba ēelėsin.

Pa asnjė erė,
Qartė shiko!
Xhiro, zemėr;
Zemėr, xhiro.

Puhi, xhuxha dhe erėra,
prej askundi,
mushkonjėri trėndafilash
me petale piramidale,
vrunduj shkėmbyes
nė trungjet e ashpėr,
flautė tė shtrėngatės,
largohuni!
Ndėr pranga mbėrthyer
kujtesa ime,
ėshtė robėruar zogu
qė skicoi me kėngė
mbrėmjen.

Gjėrat qė shkojnė nuk kthehen kurrė,
gjithė bota e di,
nė flladet e kthjellėt tė erėrave
ėshtė padobi e qara.
Vėrtet, plepo, mjeshtėr i puhisė?
Ėshtė padobi e qara!

Pa asnjė erė,
Qartė shiko!
Xhiro, zemėr;
Zemėr, xhiro.

--------------------------------------------------------------------------------

Zemėr e re

Zemra ime, si njė gjarpėr
e ndėrron lėkurėn e saj,
e mbaj ja mu nė dorė
plot me plagė dhe me mjaltė.

Mendimet qė u mėkėmbėn
nė ēerdhen tuaj, ku shkuan?
Po trėndafilat qė dhanė aromė
Pėr Jezu Krishtin dhe Satanan’?

Mbėshtjellėsi i gjorė e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshėm gri
I asaj qė dashuroja por s’e dashuroj.

Shoh nė ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
tė pafajsive time antike
dhe romancave sekrete.

A t’ju var nė murin
e muzeut tim tė ndjesive,
tok me tė ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe tė ligėsisė sime?

A t’ju pėrhap ndėr pishat
-libėr vuajtjesh i dashurisė time-
kėshtu tė mėsoni tringėllimat
qė nė agim i merr bilbili?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Federico Garcia Lorca
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Letersia Boterore-
Kėrce tek: