Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pjetėr Bogdani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Pjetėr Bogdani   Thu Jan 29, 2009 3:38 am

Pjetėr Bogdani



Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare. Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.
Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.
Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme. Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore, sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.
Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet.
Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.
Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore shqiptare.
Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000 vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500 vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639„ …etj.
Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė zemėrorė se tė tjerėtė„ .
Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė skllavėrisė sė popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė t'pafevet„ …
Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.
Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė, sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse, duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė larta shprehjeje e stili. Ai ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė punė mund tė ketė edhe tė meta e mangės , prandaj ne fjalėt e fundit tė parathėnies sė veprės ai i drejtohet lexuesit: "Tė lutemi pra, litari em i urtė, tė mė ndijeēė nė gjeē fjalėzė, qė tė trazon veshėtė. Pėrse as dielli pa hije as hėna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtė..."
"Ēeta e profetėve„ pėrmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetė autori ose nga tė tjerė. Nga kėto, me interes tė veēantė si pėr formėn, ashtu edhe pėr idetė e saj, ėshtė njė vjershė e Lukė Bogdanit. Ajo na sjell tė gjallė deri nė ditėt tona kujtimin pėr Skėnderbeun dhe mbresat e autorit pėr bukurinė dhe madhėshtinė e vendlindjes sė poetit dhe veēanėrisht tė viseve ku ka jetuar e punuar poeti.
Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr, dhe autorit merita qė tė jetė i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Vepra e Bogdanit me pėrmbajtjen dhe me gjuhėn e saj e ēoi shumė pėrpara traditėn e shkrimit tė shqipes e sidomos tė lėvrimit tė prozės origjinale. Me veprimtarinė e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjėn fetare me ndjenjėn kombėtare, me personalitetin dhe me veprėn e tij, Pjetėr Bogdani i siguroi vetes njė vend tė veēantė nė historinė e patriotizmit shqiptar e tė kulturės sonė kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Pjetėr Bogdani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Letersia Shqiptare-
Kėrce tek: