Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Marin Barleti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Marin Barleti   Thu Jan 29, 2009 3:50 am

Historiani i shquar Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy". Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht. F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės. Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės. Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.
Duke folur pėr qėndresėn e shqiptarėve gjatė shekullit XV, Barleti ka vėnė nė qendėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla; ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit e tė konceptit humanist pėr njeriun dhe luftėtarin e lirisė.
Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim , tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe njerėzore, madhėshtor dhe legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroi , skalitur si me daltė nga pena e Barletit.
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut„ autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Marin Barleti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Letersia Shqiptare-
Kėrce tek: