Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nje dite neper pleherishten e kryeqytetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Nje dite neper pleherishten e kryeqytetit   Thu Jan 29, 2009 3:58 am

Sonila Copani, gazeta Agon

Plehrat, pirgjet e mbeturinave, mungesa e konteniereve jane panorama e Tiranes prej shume vitesh. Miliona leke mblidhen nga xhepat e qytetareve nga Bashkia e Tiranes me taksen e pastrimit. Sherbim, i cili nuk ju kthehet as 1 per qind. Pakenaqesia e qytetareve ka arritur kulmin dhe per cdo dite ata ngrene zerin. Firmat e pastrimit qe operojne ne Tirane, duket sikur nuk ekzistojne pasi plehrat jane te kudondodhura. Ajo qe e vuan me shume kete situate alarmante eshte periferia e kryeqytetit, e cila nese do shoqerohet nga kjo situate per shume kohe, do te rrezikohet nga ndonje epidemi. Me sa duket, nuk ka mjaftuar fakti qe Tirana kryeson listen e kryeqyteteve me te ndotura ne kontinent, apo me e rendesishmja, qe cdo vit humbin jeten 200 qytetare nga nivelet e larta te ndotjes. Periferia, e mbuluar nga plehrat Sasia e madhe e plehrave te hedhura ne Seliten e Vogel ne Tirane, po e kufizon cdo dite e me teper hapesiren e gjelber ne kete zone, duke krijuar gjithnje e me teper nje impakt mbytes. Kjo eshte e verteta e hidhur e nje
lagjeje ne metropolin shqiptar, nje vend qe fare mire cdokush ndoshta do te mund ta krahasonte me vendet e harruara . Ky eshte realiteti qe banoret e kesaj zone hasin cdo dite e me shume, pa
u bere ende i mundur ndonje permiresim sado i vogel i situates se plehrave. Edhe pse temperaturat ne keto dite te ftohta dimri jane tw uleta, era e keqe e plehrave ndihet cdo herw e mw shume. Ne kete vend eshte e pamundur te kalosh prane ketyre mbetjeve te hedhura nga vete banoret, pasi duhet te mbyllesh hundet nga kundermimi i padurueshem. Keshtu, banoreve te kesaj lagjeje pervec rrugeve te parregulluara, me gropa dhe dendesise se pluhurit qe perdite e me shume rendon mushkerite e tyre, u shtohet dhe problemi tjeter- ai imbetjeve te konsumit te
perditshem. Bashkia, qe eshte organi i vetem kompetent per zgjidhjen apo trajtimin e ketij problemi mjaft shqetesues per keta qytetare, mesa duket nuk ka marre asnje mase per kete gje.
Duke marre shkas edhe nga shqetesimet e banoreve, mesohet se qytetareve u duhet te durojne per kush e di sa kohe eren kundermuese qe vjen si pasoje e plehrave te hedhura vend e pa vend e qe, sipas eksperteve, mund te krijojne shume lehte edhe perhapjen e ndonje epidemie. Por ajo se cfare eshte me e cuditshme ne kete zone, eshte fakti se kazanet e plehrave jane bosh dhe perbri tyre gjenden pirgje plehrash. Qytetaret thone se plehrat jane hedhur perdhe per shkak se nuk kane pasur konteniere ne kohen kur ato kane qene te mbushur me plehra. Keta banore shprehen se nje pastrim me i shpeshte i rrugeve dhe kazaneve te plehrave te mbushur, do te ishte zgjidhja me e efektshme qe te gjithe njerezit kerkojne nga Bashkia e Tiranes. Shqetesimet e
Banoreve Banoret e kesaj zone jane shume te shqetesuar per shkak te ambientit skandaloz qe i rrethon. Ata jane te detyruar qe te "bashkejetojne" ne te njejtin vend me pirgjet e plehrave, qe "mbreterojne" ne mes te pallateve luksoze dhe shumekatesh. Dhe si per te mos mjaftuar kjo, ata tashme duhet te durojne edhe prishjet e kanalizimeve qe u bene per shkak te ndertimit te nje pjese te rruges, qe nisi pa e ditur se kur do te perfundoje. Shpresat e tyre per nje rruge te rregullt dhe te paster u shuan menjehere, kur pas disa ditesh nga fillimi i punimeve, gjithcka u nderpre. Afrim Tonuzi, nje nga banoret e kesaj zone, kur e pyetem se cfare mendonte per ndertimin e kesaj rruge, u shpreh: "Me mire te mos kishte nisur fare se sa na ngeli keshtu si germadhe. Ketu te mbyt balta dhe plehrat. Tashme, na duhet edhe te ruhemi se mos te biem ne gropat e trotuareve sepse as ndricim nuk munden te na vene edhe ne keto pak metra rruge te rregulluar.
Ketu duket se asgje nuk funksionon". Ndersa nje tjeter banore, Fiqirete Karemani, shprehet: "Menduam se do te shpetonim dhe se do te realizoheshin te gjitha ata qe na premtuan por, asgje. Tashme nuk pime dot as uje se jane care tubacionet gjate punimeve. Ketu nuk ke se ku te ecesh, ku te hedhesh plehrat por, me e keqja eshte se nuk di se ku te ankohesh se askush nuk te pergjigjet". Te njejtat fjali degjoheshin nga te gjithe banoret e Selites. "Te harruar" dhe "te paperkrahur"- ishin dy togfjaleshat e pandare te cdo qytetari ne kete zone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Nje dite neper pleherishten e kryeqytetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Aktualiteti Shqiptar-
Kėrce tek: