Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ebu Merzuk: Hamasi u pėrgatit pėr luftė qė nė verė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Ebu Merzuk: Hamasi u pėrgatit pėr luftė qė nė verė   Thu Jan 29, 2009 4:02 am

Ebu Merzuk: Hamasi u pėrgatit pėr luftė qė nė verė dhe se herėn tjetėr do tė pėrballemi me tanket jashtė Gazės


Nėnkryetari i Zyrės Politike tė Lėvizjes sė Rezistencės Islame Hamas, Dr. Musa Ebu Merzuk, tha se Hamasi u pėrgatit pėr luftė qė nė verėn e shkuar dhe se presidenti Barak Obama po pėrsėrit atė qė bėnė edhe paraardhėsit e tij presidentė nė lidhje me ēėshtjen palestineze. Nė ligjėratėn qė mbajti nė kampin e refugjatėve palestinezė Jermuk nė Damask mė 25 janar, ai tha: "Muxhahidėt e Hamasit dhe pjesėtarėt e tjerė tė rezistencės qė erdhėn nga shkolla e besimit tek Allahu dhe ndihma e tij, e pėrgatitėn veten pėr luftė kundėr pushtuesit sionist qė nė verėn e kaluar. Mė shumė se 5 mijė vetė nga hafizat e Kur'anit tė Nderuar u thirrėn dhe u pėrgatitėn pėr betejė, tė cilėn Allahu e pėrshpejtoi qė tė fitonim nė tė kundėr armiqve sionistė". Ai theksoi se kjo ishte e para betejė qė pjesėtarėt e rezistencės palestineze e zhvilluan mbi tokėn palestineze me iman, ndaj edhe fituan. Ebu Merzuku paralajmėroi se herėn tjetėr tanket sioniste "do t'i luftojmė jashtė tokės sė Gazės, pėrpara se zinxhirėt e tyre tė shkelin tokėn e pastėrt tė Gazės".
Ai tha se "ushtarėt sionistė nė kėtė betejė kishin vendosur mbi gjoks njė pajisje elektronike, e cila sinjalizonte vendndodhjen e tyre, nė rast se binin rob", duke shtuar se "Hamasi zuri rob tre ushtarė sionistė, por kjo pajisje zbuloi vendndodhjen e tyre, si pasojė e tė cilės avionėt sionistė e bombarduan kėtė vend, duke i vrarė si robėrit edhe luftėtarėt qė i zunė ata rob". Ebu Merzuk tha: "Nė betejėn e Gazės u synua shkatėrrimi i rezistencės, por dėshtuan si sionistėt, ashtu edhe ata qė donin tė ktheheshin nė Gaza hipur mbi tanket sioniste", duke nėnkuptuar lėvizjen Fatah tė kryesuar nga Mahmud Abbasi, tė cilit i ka mbaruar mandati.
Ai i cilėsoi disa palestinezė qė iu kundėrvunė rezistencės si "mercenarė", duke thėnė: "A nuk gjeti zėdhėnės tjetėr Fatahu, por pikėrisht Jasir Abdu Rabbuh?", ndėrsa publiku u ngrit nė kėmbė dukė e quajtur kėtė tė fundit "shejtan dhe agjent". Ebu Merzuk shtoi: "Beteja e presidencės pas mbarimit tė mandatit tė Mahmud Abbasit nuk ka pėrparėsi pėr Hamasin, por pėrparėsi pėr tė ka shėrimi i plagėve dhe rindėrtimi i Gazės. Eshtė e vėrtetė se humbėm rreth 1500 shehidė, por bijat dhe motrat tona muxhahide lindėn gjatė periudhės sė agresionit mė shumė se 3500 fėmijė palestinezė, duke kompensuar kėshtu shehidėt".
Pėr sa i pėrket presidentit tė ri amerikan Barak Obama, ai tha se: "Po pėrsėrit atė qė bėnė edhe presidentėt e tjerė amerikanė", duke e cilėsuar punėn e tij nė javėn e parė pas marrjes zyrtarisht tė mandatit presidencial si "pėrpjekje modeste pėr ndreqjen e imazhit tė Amerikės nė botė", por shtoi se "lėvizja e tij do tė gjykojė pėr tė nė bazė tė veprimeve tė tij politike dhe jo fjalėve tė tij". Nė lidhje me tė dėrguarin e ri amerikan nė Lindjen e Mesme, Xhorxh Miēell, ai tha se "mund tė jetė i dėrguari mė i mirė qė ėshtė caktuar ndonjėherė nė Lindjen e Mesme", duke shtuar se "mjafton qė nuk ėshtė sionist dhe shpresojmė qė tė jetė gjė e mirė".
Ebu Merzuk tha se "shpresojmė qė administrata e re amerikane tė jetė mė e drejtė dhe mė e ndershme kundrejt nesh", ndėrkohė qė i premtoi botės se kjo betejė nuk ėshtė e fundit dhe fitorja nė betejat e ardhshme ėshtė e pashmangshme, duke iu bėrė thirrje udhėheqėsve arabė qė "tė bien nė konsensus mbi domosdoshmėrinė e mbėshtetjes sė rėzistencės". Ai e akuzoi Francėn pėr "implikim" pėr shkak tė dėrgimit nga kjo e fundit tė njė luftanije pėr rrethimin e Gazės dhe tha: "Shpresonin se Franca nuk do tė merrte pjesė nė veprimet e ndyra tė Izraelit". Ebu Merzuku u premtoi palestinezėve "ndryshimin e fytyrave tė vjetra nė udhėheqjen palestineze dhe sjelljen e fytyrave tė reja nė vend tė tyre".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Ebu Merzuk: Hamasi u pėrgatit pėr luftė qė nė verė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Aktualiteti Boteror-
Kėrce tek: