Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ēfarė e bėn tė qeshė Ahmadinexhadin?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Ēfarė e bėn tė qeshė Ahmadinexhadin?   Thu Jan 29, 2009 4:05 am

Fareed Zakaria

Sulmi nė Gaza ka nxitur fajkonjtė e Iranit dhe ka lėnduar arabėt e moderuar, tė cilėt po anonin nga Izraeli. Duke shpjeguar madhėsinė dhe shkallėn e veprimeve tė Izraelit nė Gazė, disa izraelitė tė spikatur kanė argumentuar se armiku i vėrtetė
tė cilin po e sulmojnė nuk ėshtė Hamasi, por Irani. Historiani Michael Oren ka bėrė tė ditur se “operacioni kundėr Hamasit paraqet njė shans unik qė t’i jepet njė goditje strategjike ekspansionizmit iranian”. Logjika ėshtė se Hamasi ėshtė njė klient i Iranit. Shtype fuqinė e tij ushtarake, dhe do tė dobėsosh Teheranin dhe t’ia prishėsh axhendėn atij. Por, a ėshtė duke ndodhur kjo gjė? Sė pari, Hamasi nuk ėshtė peng i Iranit. Me dekada Irani, nė fakt, preferoi dhe financoi njė tjetėr fraksion palestinez, Xhihadin Islamik. Sė fundmi Hamasi ka marrė fonde dhe armė nga Irani, por kjo nuk do tė thotė se gjithashtu merr urdhra. Provokimet e Hamasit dhe vendimi i tyre qė tė mos ripėrtėrijnė armėpushimin, me siguri ndodhi pa direktiva nga Teherani. Por, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė tė dihet saktėsisht se si e kanė dobėsuar Iranin veprimet ushtarake tė Izraelit? “Irani nuk ka pasuri nė Gazė apo nė territoret palestineze”, - thotė Vali Nasr, autori i “Rilindjes sė Shiitėve”. “Ėshtė njė keqkuptim tė mendosh pėr fuqinė e Iranit nė kėtė mėnyrė. Ndikimi i vėrtetė i tij nė botėn arabe vjen nga fuqia e tij e butė, reputacioni qė e ka ndėrtuar si mbrojtėsi i kauzės sė madhe arabe tė Palestinės”. Shihni efektet e pushtimit. Arabėt e butė janė nė mbrojtje. Regjimi i Hosni Mubarakut nė Egjipt pėrbuz Hamasin, qė shihet si degė e Vėllazėrisė Myslimane tė tyre tė pėrzėnė. Por, pasi qė fajėsoi islamistėt nė ditėt e para tė sulmit izraelit, Mubarak tani u ėshtė bashkuar dėnimeve tė Izraelit. Jordania dhe Arabia Saudite po bėjnė tė njėjtėn gjė. Ėshtė pėrsėritje e reagimeve tė tyre, qė i bėnė gjatė luftės sė Izraelit me Hezbollahun, nė vitin 2006. Nėse arabėt e butė kanė qenė tė qetė, iranianėt kanė folur gjithandej. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad ka denoncuar veprimet e Izraelit. Udhėheqėsi suprem, Ajatollah Ali Khamenei ka sulmuar regjimet arabe pėr mospėrgjigje ndaj popullit tė tyre. Sot, zemrat e popullit egjiptian, jordanez dhe shteteve tjera islamike janė tė pikėlluara”, - tha ai nė njė deklaratė tė lėshuar mė 26 dhjetor. “Tani i pyes dijetarėt e botės arabe dhe kryetarėt e qendrės egjiptiane Al-Azhar, ‘A nuk ėshtė koha qė tė ndiejmė kėrcėnimin ndaj islamit dhe myslimanėve?’” Udhėheqėsi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, shkoi edhe mė larg. “Nuk po bėj thirrje pėr grusht shteti”, - tha ai, duke iu adresuar popullit egjiptian (dhe ushtrisė sė tyre), - por shkoni flisni me udhėheqėsit e juaj dhe u thoni se nuk pranoni atė qė po ndodh nė Gazė.” Njerėz si Hosni Mubarak dhe mbreti Abdullah i Jordanisė nuk duhet tė brengosen pėr fitimin e zgjedhjeve, andaj ata mund tė rrinė tė heshtur. Nėse dėshironi tė kuptoni se ku qėndron opinioni publik nė rajon, dėgjoni tė vetmin udhėheqės tė zgjedhur demokratisht nė botėn arabe. Kryeministri i Irakut, aleati i ngurtė i Amerikės, Nuri Al-Maliki, u ka bėrė thirrje shteteve arabe dhe myslimane qė tė “anulojnė marrėdhėniet e tyre diplomatike dhe tė ndalin tė gjitha kontaktet, publike dhe private, me kėtė regjim vrasės, i cili vazhdon agresionin e tij tė rėndė kundėr civilėve paqėsorė dhe tė paarmatosur”. Udhėheqėsi mė i respektuar fetar i Irakut, Ajatollah Ali Sistani, i lavdėruar nga shumė neokonservativė amerikanė, lėshoi njė fatia javėn e kaluar, ku pėrshkruante sulmet e Izraelit si “mizore “, duke u bėrė thirrje arabėve dhe myslimanėve qė tė “bėjnė hapa praktikė nė mėnyrė qė tė ndalet ky agresion mizor”. Aksionet ushtarake tė Izraelit godasin nga poshtė njė baticė, e cila ka lėvizur nė favor tė tyre. Gjatė dy viteve tė fundit, shtetet si Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania kanė arritur tė kuptojnė se brenga e tyre kryesore ėshtė ngritja e Iranit dhe mbi kėtė ēėshtje ata janė aleatė nė interesat dhe perspektivat e tyre me Izraelin. Me fjalė tė tjera, mbi ēėshtjen kryesore strategjike tė ditės, Izraeli po shkon drejt njė aleance tė heshtur me shtete tė moderuara arabe pėr herė tė parė nė historinė e tij. Kjo aleancė e butė ėshtė inkurajuar dhe ushqyer nga sekretarja e Shtetit e SHBA-sė, Condoleezza Rice. Por, pika e dobėt e kėsaj ėshtė opinioni publik arab dhe Irani, qė gjithmonė e ka kuptuar kėtė gjė. Strategjia e Teheranit, qė tė dobėsojė kėtė aleancė, ėshtė t’i sinjalizojė publikut arab se ėshtė mbrojtėsi kryesor i kauzės palestineze, andaj nuk mund tė jetė armik i popullit arab. Teherani sinjalizon arabėt se “armiku i vėrtetė janė vetė regjimet e tyre”. Brenda Iranit, gjithashtu, baraspesha ėshtė duke ndryshuar. Tė moderuarit tani janė tė heshtur. Gazetat reformiste tregojnė fotografi tė foshnjave tė vdekura palestineze nė ballinat e tyre. “Para njė muaji, debati kryesor nė Teheran ishte rreth ēmimeve tė naftės dhe keqmenaxhimit ekonomik”, - thotė Nasr. “Tani ėshtė pėr Palestinėn dhe mllefin nė botėn arabe. Presidenti Ahmadinejad mė shumė ka qejf ta ketė kėtė muhabetin e tashėm”. Izraeli beson se mėsimi i marrė nga lufta e tij me Hezbollahun nė vitin 2006, ishte tė pėrmirėsonte taktikat ushtarake. Dhe, forcat e tij madhėshtore tė mbrojtjes janė pėrshtatur mirė. Por, duke shtypur Gazėn ushtarakisht, Izraeli nė fakt mund tė jetė duke ua dhėnė mullahėve tė Iranit ēėshtjen ideologjike mbi tė cilėn ata lulėzojnė. Ky mund tė jetė mėsimi politik i kėsaj lufte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Ēfarė e bėn tė qeshė Ahmadinexhadin?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Aktualiteti Boteror-
Kėrce tek: