Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nje e diele me Edlira Memen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Nje e diele me Edlira Memen   Thu Jan 29, 2009 6:51 am

Kur nis zakonisht fundjava per ty?

Te them te drejten ne gjithe keto kohe e kisha harruar se cfare eshte fundjava, pasi isha e angazhuar me pregatitjet e spektaklit "Miss Globe International". Megjithate, e zakonshmja eshte qe fundjava ime te nise atehere kur nis per te gjithe. Ndryshimi i vetem eshte se une perpiqem me sa te mundem, qe te kaloj nje fundjave ndryshe nga te tjeret. Dua me cdo kush qe te ndodhe dicka e vecante dhe e bukur ne fundin e nje jave te lodhshme.

Si nis mengjesi i dites se pare te pushimit?

Zgjohem me deshiren per te planifikuar dicka. Eshte bukur kur nis keshtu dita, sepse e thyen ate rutinen e nje dite te zakonshme.

Duket qe preferon me shume te jesh ne udhetime ne fundjave sesa ne shtepi?

Po po, me pelqen te jem gjithnje ne udhetime te gjata e me makine sepse kenaqem te shoh sa me shume vende te reja.

Cilat jane vendet qe frekuentoni me shpesh ne fundajve?

Destinacioni me i afert per fundjave dihet qe eshte Durresi, sidomos ne sezonin e veres. Ndersa me e largeta eshte Vlora.

Po brenda Tiranes, ku mund t'ju gjejne me shpesh?

Ne lokalet rreth zones se ish- bllokut, jo pse me pelqejne por sepse aty eshte stacioni im me i afert i ndalimit, ne rastet kur nuk kam nje makine ne dispozicion. Te them te drejten kam kohe qe nuk e ndjej veten rehat ne kete zone, por nuk kam mundesi tjeter zgjedhjeje. Pastaj kur mund te leviz me makine, vendi me i preferuar vazhdon te jete Princ Parku.

Te pelqen te jesh me familjen, me shume miq apo vetem me mikun tend, ne fundjave?

Cdokush ka vendin e vet. Une perpiqem t'u le pak kohe te gjitheve sepse keshtu mbi te gjitha krijon me shume variacione edhe per veten.

Behesh protagoniste kur je ne tryeze me miq?

Nuk me pelqejne gjerat qe behen me paramendim. Nese protagonizmi vjen natyrshem sigurisht qe eshte bukur. Dhe kjo ka ndodhur.

Konsumon alkool?

Me pelqen shume te pi alkool por perpiqem t'i ve vetes kufij. Por ne ndonje rast te vecante nuk jam ruajtur shume

Ka ndodhur ndonjehere te konsumoni me teper sec duhet?

Edhe ka ndodhur por thjesht sa per te ardhur ne qejf e per ta shijuar me shume ambjentin ku kam qene.

Gatuan?

Me pelqen shume te gatuaj por ende nuk u kam hyre ketyre puneve. Megjithate jam e bindur se do te behem nje amvise e mire, perdersia edhe ime me eshte e tille.

Mbasditja e se dieles si shkon, ndersa mendon se vjen serish e hena?

Te dielen une e konsideroj si nje dite relaksi pas aktiviteteve te fundjaves. Pra mblidhem ne shtepi, duke klikuar gjate ne internet apo duke pare televizor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Nje e diele me Edlira Memen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Portrete-
Kėrce tek: