Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Valbona Hoxha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Valbona Hoxha   Thu Jan 29, 2009 6:58 am

Valbona Hoxha, dashuria 13 vjeēare me avokatin Boga

Nuk ka dashur kurrė tė jetė nė fokusin e paparacėve duke mos u shfaqur asnjėherė nė publik. Pjesa mė e madhe e njerėzve nuk dinė asgjė pėr tė, thuajse nuk e njohin, kjo sepse vetė ajo ka preferuar tė ruajė privatėsinė e saj, jashtė objektivit tė fotografėve apo kamerave. Pėr herė tė parė vjen ekskluzivisht pėr "Bluetooth", Valbona Hoxha, mbesa e parė e ish-diktatorit Enver Hoxha. Paparacėt tanė kanė kapur 32-vjeēaren fundjavėn e kaluar nė plazhin e mrekullueshėm tė Qeparosė teksa pushonte me familjen, e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, avokati i njohur Genc Boga si dhe nga dy fėmijėt vajza 6 vjeēare Ines si dhe Kevini, 5 muajsh. Ashtu siē duket qartė edhe nga fotot, Valbona gėzon linja perfekte, ku jo shpesh tė qėllon t'i shohėsh tek njė bashkėmoshatare e saj. Mjaft e pėrkushtuar ndaj fėmijėve si dhe e kujdesshme nė ēdo detaj rreth vetes sė saj. Gjatė gjithė kohės, pėr tė ndjerė mė pak temperaturat e nxehta tė kėtyre ditėve apo ndoshta dhe thjesht pėr tė ngjarė ndryshe, ajo mban nė kokė njė shall tė verdhė, syze tė cilat nuk i heq gati nė asnjė moment si dhe kremin solar pa tė cilin duket se nuk bėn dot. Rrobat e banjės nė ngjyrė rozė i krijojnė njė kontrast tė dukshėm me ngjyrėn e lėkurės duke formuar njė pamje tė admirueshme nga tė gjithė. Nė dukje mjaft e qetė, duke pasur vėmendjen ēdo moment tek vogėlushėt ajo ka kaluar 3 ditė relaksi nė plazhin e Qeparosė. Po kush ėshtė mbesa e parė e Enver Hoxhės, pasionet e saj dhe historia e dashurisė me avokatin e njohur... Prioritetet dhe qėndrimi i spostuar larg zhurmės mediatike...
Lindur nė ditėn e nėnės
Valbona ka lindur nė 8 Mars tė vitit 1975, datė qė pėrkon me ditėn e gruas dhe lehtėsisht e mbajtshme mend. Sipas informacioneve qė kemi mbledhur qė qė nga lindja e mbesės sė parė nė familjen Hoxha, pėr Liljanėn nėnėn e saj, dhe gjyshen Nexhmie Hoxha nuk u festua mė festa e gruas. Nė shtėpi, pėr sytė e ish-diktatorit Enver Hoxha ishte vetėm ditėlindja e mbesės sė parė, Valbonės. Ishte e preferuara e tij ndėrkohė qė emrin ia kishte vėnė para se ajo tė lindte, kur ishte ende nė bark tė nėnės. Enver Hoxha ishte shumė i lidhur pas vajzės sė djalit tė dytė Sokolit, nuk ndahej asnjėherė nga ajo. Pushimet, tė cilat i merrte dy herė nė vit nuk mund tė realizoheshin asnjėherė pa qenė dhe mbesa e vogėl. Enver Hoxha ėshtė pagėzuesi i tė gjithė nipėrve e mbesave. Atij i ka pėlqyer gjithmonė tu vinte tė vegjėlve emra shqiptarė, si Ermali, Shpati, Shkėlzeni... Njė nga gjėrat qė e mbajnė tė lidhur Valbonėn janė studimet. Edhe pse ka kryer dy shkolla tė larta ajo tashmė po kryen fakultetin e tretė pėr Psikologji. Valbona ka mbaruar me rezultate tė shkėlqyera shkollėn e mesme tė pėrgjithshme "Petro Nini Luarasi" dhe mė pas studioi nė degėn "Gjuhė-Letėrsi" jashtė vendit. Pas disa kohėsh ajo rikthehet nė Shqipėri pėr tė kryer dhe fakultetin e dytė, atė tė Gjermanishtes. Gjithmonė nė shėrbim tė gjermanishtes ajo ka kryer njė sėrė kursesh dhe masterash.
Dashuria dhe martesa
Valbona Hoxha ėshtė njohur rreth 13 vjet mė parė me avokatin e mirėnjohur Genc Boga me tė cilin mė pas vendosėn tė bashkėjetonin. Duke mos patur qejf festat e ekzagjeruara, ata nuk vendosėn tė martoheshin me dasmė por vetėm duke u celebruar. 6 vjet mė parė erdhi nė jetė fėmija i parė i tyre, Inesi. Sipas miqve tė Valbonės, vajza i ngjan kryesisht asaj, duke patur pjesėn mė tė madhe tė karakteristikave. Nė dukje, njė vijimėsi e sė ėmės. Ndėrkohė familja Boga u shtua me trashėgimtarin mė tė vogėl, Kevinin i cili erdhi nė jetė pesė muaj mė parė. Po sipas miqve, Valbonės i pėlqen tė festojė vetėm gėzimet familjare, ditėlindjet ku hyjnė ato tė fėmijėve, bashkėshortit, prindėrve dhe vėllait, Shpatit. Ndonėse i ka tė gjitha kushtet dhe komoditetet ajo preferon tė kujdeset vetė pėr fėmijėt, duke iu pėrkushtuar gjatė gjithė kohės atyre. I merr me vete kudo duke dashur t'i ketė pranė nė ēdo moment. Kjo ka qenė dhe njė shtysė pėr tė duke studiuar dhe nė degėn e Psikologjisė Pediatrike.
Sporti
Janė tė rrallė ata njerėz, madje edhe femra qė nuk kanė vėnė re dhe janė ndjerė "ziliqare", pėr lukun e Valbonės. Me njė trup perfekt, njė ecje karakteristike tė drejtė, ajo u kthye nė femrėn simbol tė kryeqytetit. E kjo zili u shtua edhe mė shumė kur ajo lindi fėmijėn e dytė, dhe trupi nuk i ndryshoi absolutisht. Rreth 1.79 cm, ajo pėr tė mbajtur trupin sa mė nė formė i kushtohet jo pak edhe sportit. Ky i fundit konsiderohet dhe si njė mėnyrė tė qėni pėr tė. Shkon shumė shpesh nė palestėr e cila ėshtė dhe njė formė e mirė argėtimi pėr tė. E teksa del nga minutat e fitnesit, ndihet e ēlodhur dhe e qetė. Kėto janė disa nga informacionet qė ne kemi arritur tė mbledhim pėr njė nga personazhet mė pikant tė zonės sė ish-bllokut, mbesės sė Enver Hoxhės, tė cilėn jo rrallė e rastisim rrugėve tė kryeqytetit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Valbona Hoxha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Portrete-
Kėrce tek: