Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pema gjenealogjike e Ēiljeta Xhilagės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Pema gjenealogjike e Ēiljeta Xhilagės   Thu Jan 29, 2009 7:00 am

E vogla dhe e madhja Ēiljet…

Kemi vendosur “tė gėrmojmė” nė arkivat personale tė disa prej figurave mė tė njohura tė ekraneve tona, e t’ju sjellim juve kujtime dhe pjesė tė jetės sė tyre. Kėtė herė kemi zgjedhur si personazh Ēiljetėn, duke nxjerrė nga arkivi i saj personal foto tė saj e tė familjarėve tė saj; kemi mėsuar pemėn e saj gjenealogjike, si dhe ēfarė thonė tė afėrmit pėr tė. Ju mbetet vetėm tė lexoniMini Biografine.Ēiljeta lindi mė 5 shkurt tė vitit 1985 nė Tiranė, nė Lagjen Nr. 3, te Selvia. I pėrket shenjės sė Ujorit. Qė e vogėl ėshtė dalluar pėr bukurinė dhe shkathtėsinė e saj, qysh kur shkonte nė kopsht, edhe pse nuk e kishte me shumė dėshirė. Por nė shkollė dallohej pėr rezultate tė larta nė mėsime, si dhe njė vajzė e edukuar.

Tetėvjeēaren e kreu nė shkollėn “Jeronim de Rada” e mė pas gjimnazin te “Sami Frashėri”, nė Tiranė. Ėshtė angazhuar qė e vogėl nėpėr festa tė ndryshme, tė organizuara nga shkolla, ku edhe ka dalluar me aftėsitė e saj nė kėrcim, kėngė e recitim. Nė vitin e parė tė gjimnazit janė hapat e saj tė para, tė njė karriere qė do tė merrte vrull nė vitet qė do tė pasonin. Nė atė kohė merr pjesė nė konkursin pėr tė rinj, “Rinfest”, ku pėrfaqėsonte shkollėn e saj, dhe atje zgjidhet modelja mė e mirė. Po kėtė vit merr pjesė edhe nė konkursin e bukurisė “Miss Shqipėria”, ku vlerėsohet me ēmimin “Miss Kinemaja”, ēmim ky qė ia hapi rrugėn drejt suksesit. Pas kėtij suksesi, pasoi pjesėmarrja e saj si prezantuese nė dy edicionet e spektaklit “Netėt e klipit shqiptar”. Do tė vinin mė vonė pjesėmarrja nė “Kėnga magjike”, nė filmin “Ishte kohė pėr dashuri”, si dhe nė komedinė “Trapi i vjetėr”. Nė moshėn 17-vjeēare pėrfaqėson Shqipėrinė nė spektaklin e bukurisė “Miss National”, tė organizuar nė Brazil, ku vlerėsohet me ēmimin “Miss Friendship” dhe hyn nė Top5.

Gjatė gjimnazit bėhet imazh edhe i disa reklamave, fillimisht pėr njė firmė kondicionerėsh, mė pas pėr njė kompani operatorėsh telefonikė, si dhe pėr njė linjė autobusėsh. Pėrveē kėtyre, do tė angazhohej seriozisht edhe me muzikėn. Nė vitin 2004 publikoi albumin e saj tė parė, i cili u pasua me pjesėmarrje tė saj nė festivalet mė nė zė tė vendit, ku shpesh ėshtė vlerėsuar edhe me ēmime tė rėndėsishme. Pasi pėrfundoi gjimnazin, bėri njė vit pushim, pasi i kishte dalė shkolla e lartė pėr Shkenca Politike nė Itali, dhe familja nuk donte qė ajo tė largohej. Aktualisht, ėshtė studente e vitit tė tretė nė Shkenca Politike dhe vazhdon tė jetė aktive edhe nė tregun muzikor. Familja e ĒiljetėsFamilja e saj pėrbėhet nga tre pjesėtarė: mami, babi dhe Ēiljeta.Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditėlindjes 15.12.1935. Aktualisht, ėshtė pensionist, por profesioni i tij ka qenė ekonomist. Origjina e tij ėshtė dibrane, mirėpo, duke pasur babanė oficer, ėshtė lindur nė Delvinė, ku edhe jetonin nė ato vite.Mami i Ēiljetės quhet Majlinda Xhilaga, e lindur mė 23.05.1962 nė Korēė, por jeton prej vitesh nė Tiranė. Profesioni i saj ėshtė parukiere. Lidhja e saj me Ēiljetėn ėshtė shumė e ngushtė. E ka shoqėruar atė qė nė moshė tė vogėl, dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite, kur Ēiljeta ia ka nevojėn. Ajo i ka bėrė dhuratė mamit tė saj njė sallon bukurie nė Tiranė, i cili mban emrin “Ēiljeta”.Gjyshja e saj nga mami quhet Liri Zenelaj, e lindur nė vitin 1944, dhe jeton nė Tiranė. Ēiljeta ka njė marrėdhėnie tė rrallė me gjyshen e saj, qė shumė pak mund ta kenė. E duan shumė njėra-tjetrėn.Tė afėrmit e ĒiljetėsMami i saj ėshtė fėmijė i vetėm dhe, pėr pasojė, Ēili nuk ka as teze, as dajė. Ndėrsa nga babi ka vetėm njė xhaxha, me tė cilin ka marrėdhėnie shumė tė mira. Ai quhet Shpėtim Xhilaga. Po kaq marrėdhėnie tė mira ajo ka edhe me nusen e xhaxhait, Teutėn, si dhe me dy djemtė, Denisin dhe Eltonin, tė cilėt i konsideron si vėllezėr.Shprehen pėr Ēiljetėn

Mami i saj, ndėr kujtimet e fėmijėrisė sė Ēiljetės, tregon:
“Ka qenė njė vajzė midis dy djemve. Duke qenė se nė familjen e bashkėshortit ishin vetėm dy meshkuj, Ēiljeta ishte shumė e dėshiruar nė kėtė familje. Ka qenė njė fėmijė jashtėzakonisht shumė e bukur. Sado tė ketė ndryshuar, buzėt dhe sytė e saj tė veēantė nuk ndryshojnė asnjėherė. Kur ka qenė nė moshėn 5-vjeēare nuk i pėlqente fare tė shkonte nė kopsht dhe vinte pas meje, kur shkoja nė punė. Ishte shumė e lidhur me mua; mė kujtohen vitet 90, kur shkoja nė ambasadėn jugosllave pėr tė marrė vizė pėr nė Kosovė e qė mė vinte nga pas. Largohej nga kopshti dhe shkonte vetėm nė ambasadė, edhe unė po tė mos isha atje. Po nė kėtė moshė, largohej shpesh nga shtėpia dhe shkonte vetėm te “15-katėshi” dhe i lagte flokėt me ujė te shatėrvani. Nuk e kishte fare problem tė shkonte vetėm nga Pazari i Ri pėr nė Kamėz, ku e kishte punėn i ati. Edhe pse kopshtin e kishte inat, me shkollėn nuk ndodhte e njėjta gjė. Ishte nxėnėse shumė e rregullt, mėsonte dhe mėsuesit e donin jashtėzakonisht shumė. Edhe sot, mėsueset e shkollės sė saj tetėvjeēare e duan po aq shumė, si dhe e takojnė shpesh.Qė pas vitit 1990 ia kemi festuar ēdo vit ditėlindjen, si dhe kemi si kujtime fotografi apo video, tė cilat shpesh Ēiljeta i shikon dhe i kujton ato kohė tė bukura. Ēiljeta, mendoj se ėshtė pjekur para kohe; kjo falė angazhimeve tė saj nėpėr evenimente tė ndryshme. Gjatė gjimnazit shoqėrohej me njerėz jo tė moshės sė saj, pasi e lidhte puna dhe i ka munguar fakti i tė qenit gjimnaziste e mirėfilltė. Gjithmonė e shoqėroja unė, ndėrsa, pas vitit tė tretė tė gjimnazit, filloi tė ecte me kėmbėt e saj. Por, edhe sot mė merr shpesh me vete.”

Gjyshja: “Jam shumė krenare qė e kam mbesė. Qė e vogėl ka qenė shumė e bukur. Mė kujtohet vera e vitit 1991, kur kemi qenė nė Golem, nė plazh. Atje ajo ka qenė fėmija mė e bukur e qė binte mė tepėr nė sy. E thėrrisnin qė nė atė kohė “Miss Plazhi”. Nuk i preknin kėmbėt nė tokė, pasi e mbanin tė gjithė nė shpatulla. Aq shumė e donin… Ėshtė fėmijė shumė e edukuar, i respekton shumė njerėzit, sidomos moshėn e madhe. Asnjėherė nuk ma kthen fjalė. Ēfarėdo qė t’i them, mė dėgjon me shumė respekt. Ėshtė edhe njė besimtare e madhe, beson te Kurani dhe i feston festat fetare. Jam shumė e kėnaqur nga Ēiljeta. I uroj tė ketė fat dhe suksese, nė profesion e kudo tjetėr nė jetė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Pema gjenealogjike e Ēiljeta Xhilagės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Portrete-
Kėrce tek: