Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Teatri Kombėtar dhe hapėsirat krijuese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Teatri Kombėtar dhe hapėsirat krijuese   Thu Jan 29, 2009 8:27 am

Teatri Kombėtar dhe hapėsirat krijuese

Aktori Neritan Liēaj rrėfen pėr gjendjen aktuale tė TK-sė dhe ēfarė do tė kontribuonte nė suksesin e kėtij institucioni


Kanė kaluar kohė qė kur e motra e ngacmoi, i dha shtysė drejt aktrimit. Ajo ndoshta ishte e para qė e kuptoi kėtė pasion tė tij... "Pse nuk e provon aktrimin? Ty tė pėlqen...".

Kėshtu i pat thėnė, kohė mė parė, motra, shkrimtarja Elvira Dones dhe kėshtu u bė. Sot Neritan Liēaj e konsideron veten njė djalė me fat, me shumė fat.

Ai ėshtė njė nga aktorėt mė aktivė dhe mė tė suksesshėm tė Teatrit Kombėtar, ndėrsa ajo iu kushtua letrave duke u vlerėsuar si njė prej shkrimtareve mė interesante tė brezit tė saj. E rastėsishme kjo prije e tė dyve drejt artit e letėrsisė, me njė baba ushtarak e nėnė ekonomiste.

Ai nuk linte film tė ri apo shfaqje teatrore pa ndjekur, ndėrsa ajo hidhte nė letėr vargjet apo shkrimet e saj tė para. Neritani e do dhe e vlerėson si njė njeri tė jashtėzakonshėm qė me letėrsinė e saj ka prekur njerėzoren, ndėrsa pėr Elvirėn, ai ėshtė aktori mė i mirė nė botė... "Por kjo ėshtė normale, kėshtu do tė mendonte ēdokush pėr motrėn ose vėllain", thotė duke qeshur Neritani, aktori qė u bė i njohur me rolin e Gentit tek "Unė, ti, e Kasandra", rol qė pasoi tė tjerė, tė cilėt ai i ka pėrgatitur me po kaq dėshirė, profesionalizėm e seriozitet. Ka marrė pjesė nė filma, por mė shumė nė teatėr. Ka thėnė se ky i fundit ėshtė dashuria e tij e madhe, por ndoshta sepse nuk i ėshtė dhėnė mundėsia tė zbulojė pak mė shumė nga kinematografia. Tė dyja zhanret kanė magjinė e vetė, asnjėra nuk dallon prej tjetrės, nėse pėr ēdo rol, pėrgatitesh me po tė njėjtin seriozitet e me po tė njėjtėn dashuri. Neritani ka qenė pjesė e Festivalit Kombėtar tė Filmit, qė u zhvillua nė Durrės. Te "Sekretet", e Spartak Pecanit, ai ka interpretuar pėr tė dytėn herė nė njė film si protagonist. Dhe ai ka dhėnė shumė nga vetja pėr kėtė rol. Pėr Neritanin, tė realizosh njė rol kėrkohet njė punė pėrgatitore e madhe. "Duhet tė njihesh me personazhin, fenomenin, tė dish se si funksionon ai. Pėr mua, faza parapėrgatitore ėshtė fillimi i punės. Po nuk e bėre kėtė mirė nuk mund tė realizosh rolin ashtu si duhet. Aktori duhet tė jetė konkret dhe i vėrtetė dhe sa mė i besueshėm. Nėse nuk e njeh mirė atė qė po interpreton, nuk mund tė jesh i besueshėm pėrpara publikut", thotė aktori. Ai pėrherė e praktikon kėtė, e madje thotė se e ndien veten tė realizuar, por pėr kėtė i ėshtė dashur punė, shumė punė. Ka pasur edhe Neritani vėshtirėsitė e veta megjithatė, ato vėshtirėsi me tė cilat pėrballen sot tė gjithė aspirantėt pėr aktorė, regjisorė a nė ēdo fushė tjetėr tė artit, tė cilėt pėrballen me mungesėn e hapėsirave krijuese, ose me mungesėn e fatit. "Nė art nuk mjafton tė jesh vetėm i zoti, ka tė bėjė shumė edhe fati. Mendoj se elementi fat ėshtė shumė i rėndėsishėm nė jetėn e njė njeriu". E kėtė e di mirė Neritani, qė pėr njė kohė tė gjatė iu desh tė bėnte "betejėn" e tij pėr tė qenė pjesė e trupės sė Teatrit Kombėtar, pa lėnė mėnjanė edhe kinematografinė, me tė cilėn "njihet" mė pak, por e do po aq. "Vėshtirėsi pėr mua ka qenė tė isha pjesė e trupės sė TK. Sepse mundėsitė dhe hapėsirat ishin gjithnjė tė vogla. Shpesh reduktohej edhe numri i aktorėve prej reformave tė famshme. Mosha mesatare e trupės sė TK ėshtė shumė e madhe. Ishte e vėshtirė tė gjeje njė aktor 30-vjeēar e jo mė tė ri se aq. Tani qė jam pjesė e TK, e ndiej veten shumė mė mirė. Kam mė shumė mundėsi pune, dhe nė kėtė aspekt ndihem shumė mirė", tregon Liēaj, i cili vetėm prej katėr vjetėsh ėshtė zyrtarisht pjesė e trupės sė Teatrit Kombėtar. "Unė e di mirė qė ėshtė e vėshtirė pėr t‘u krijuar hapėsira pėr tė rinjtė, pasi nė tė vėrtetė nuk gjen. Dhe kjo ėshtė njė akuzė e madhe pėr politikbėrjen e teatrit. Ata qė sapo dalin nga shkolla nuk gjejnė mundėsi pėr tė shprehur veten e tyre. Unė jam i mendimit qė tė gjithė kanė nevojė pėr shanse, dhe kjo duhet tė jetė edhe pėr tė rinjtė. Ekziston vetėm njė festival, qė bėhet nė fillim tė shtatorit, njė traditė shumė e mirė, ku u jepet mundėsia regjisorėve apo aktorėve tė rinj, por kjo ėshtė shumė pak", thotė Neritani, pėr tė cilin do tė ishte e udhės qė pėr kėta tė rinj tė kishte njė studio pranė Teatrit Kombėtar, pasi mundėsitė infrastrukturore nuk mungojnė. "Me pak financim, ministria mund tė krijojė kėto hapėsira, pasi, fatmirėsisht, teatri tashmė ka dy salla. Nė pjesėn mė tė madhe tė vitit salla e vogėl rri e mbyllur, ndėrkohė qė fare mirė ajo mund tė ketė njė repertor tė vetin, e le tė jetė ky repertor kushtuar tė rinjve", hedh idenė ai, edhe pse kjo duket thuajse e pashpresė, pasi prej kohėsh arti dhe artistėt po pėrballen me njė mur indiference. "Institucioni ka nevojė tė bėjė hapa para. Teatri Kombėtar ėshtė njėsoj si Kombėtarja e futbollit, ndaj saj kėrkohet pak mė shumė vėmendje, pak mė shumė kujdes, sepse ėshtė njė ent kombėtar. Edhe po tė marrim parasysh eksperiencat e teatrove kombėtarė nė vende tė tjera, ne kuptojmė se pėrkujdesja dhe pėrkushtimi i politikbėrėsve i ministrisė pėrkatėse ėshtė shumė mė i madh. Kėtu te ne nuk mund ta them kėtė. Unė gjithnjė jam shprehur pėr kėtė indiferencė", vazhdon ai.

Ndien se shija e hidhur e akuzės nuk mund tė reflektohet te Neritani, sidomos kur kupton se ke pėrballė njė njeri qė vėrtetė e do punėn qė bėn, edhe kur flet pėr mos ekzistencėn e njė ligji pėr teatrin shqiptar. "Janė bėrė tre ligje tė paaplikueshėm deri tani, kanė kaluar 17 vjet pa asnjė ligj, ndėrkohė qė ėshtė kaq e thjeshtė ta realizosh kur ne kemi gati dhe mund tė na shėrbejnė shumė mirė eksperiencat e huaja. Po tė ketė njė ligj, gjithēka do tė shkojė mė mirė dhe Teatri do tė hasi nė mė pak vėshtirėsi. Duket sikur kjo pjesė pėr politikanėt shqiptarė ėshtė kthyer gati nė njė bezdi, por mendimi i politikės ndaj teatrit duhet tė ndryshojė". Por Nertian Liēaj, nuk e shikon vetėm kėtu problemin. Ai ēalon edhe tjetėrkund. Te fondet, te financimi. "Ministria duhet tė japi mė tepėr fonde. Mendoj se nga buxheti i shtetit duhet tė ketė mė shumė financime pėr Teatrin Kombėtar, sepse vitet e fundit kemi vėnė re qė repertori ka ardhur gjithnjė e nė pėrmirėsim. Vitin qė kaloi u vunė vetėm tre produksione nė TK, (pėr mendimin tim shumė pak), dhe e gjitha pėr shkak tė fondeve. Ndaj edhe them qė nė kėtė drejtim duhet tė ndryshojė disi mentaliteti i politikės, apo i politikbėrėsve. Ata duhet tė jenė pak mė dashamirės pėr sa u pėrket fondeve qė jepen pėr teatrin. Sepse janė vėnė nė skenė shfaqje nga autorė tė mėdhenj si Ēehov, Artur Miler, Euripid, shfaqje qė kanė lėnė njė shije tė mirė te spektatori dhe unė mendoj se duhet vazhduar nė kėtė drejtim", vazhdon mė tej ai. Neritan Liēaj ngulmon se ndryshimet duhet tė fillojnė nga financimet, pasi pėr momentin politika teatrale, kulturore ėshtė e mirė, politika financiare duhet ta ndihmojė tė parėn pėr tė zėnė njė shtrat tė mirė. Ai kėtė shpreson pėr sezonin e ri, qė pritet tė nisė nė Teatrin Kombėtar. Uron qė tė ketė sa mė shumė prurje nė repertor, ashtu edhe nė pėrzgjedhje autorėsh, aktorėsh, regjisorėsh po aq sa edhe nė pėrkujdesjen financiare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Teatri Kombėtar dhe hapėsirat krijuese
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Kinematografia-
Kėrce tek: