Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Historia e Krishterimit nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Historia e Krishterimit nė Shqipėri   Thu Jan 29, 2009 8:29 am

Historia e Krishterimit nė Shqipėri

Shqipėria ka qenė, ne fakt, nje nga vendet e Evropes qe u has me hershėm me krishterimin dhe ka njė histori tė gjatė me kėtė besim fetar. Dime se pergjate bregut ilir ka patur ngulime relativisht te hershme te krishteresh. I pari qe predikoi(paratha ) ungjillin ne Shqiperi mund te kete qenė vetė Shen Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotesova predikimin e Ungjillit te Krishtit" (Romakeve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar ne Epir. Nje numer i papercaktuar te krishteresh ka jetuar ne portin e Durresit ne vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katert deri ne te pestin krishterimi kishte lene gjurme te dallueshme anembane vendit. Peshkopet e krishtere nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth zyrtaret e larte nga Shqiperia lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kane marre pjese ne Keshillin e pare Ekumenik qe u mblodh ne Nikea ne vitin 325 te eres se nga Perandori Konstandin (sundoi ne 307-337 e.r.) qellimi i te cilit mes te tjerash ishte te pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorise. Gjithashtu, pese a gjashte peshkope nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjeter moren pjese ne Keshillin e Sardikes ne vitet 343-344 e.r.). Gjysme shekulli me vone, ne 395, Shqiperia Ilire e ndjeu ēarjen fillestare midis Perandorise Romake te Lindjes dhe asaj te Perendimit, pasi gjendej qe ne krye te heres ne kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perendimit Italian. Ajo mori dhe perfitoi nga te dyja kulturat por njekohesisht e pesoi keqas ne shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave te perandorise. He pėr he, pak te dhena kemi mbi Kishen e Krishtere te hershme ne Shqiperi ngaqe strukturat kishtare u fshine me pushtimin dhe ngulimet sllave te Shqiperise aty nga viti 600. Fjala angleze pėr Mesjeten e hershme "Dark Ages" (Kohe te Erreta), e pershkuan me se miri erresiren e plote te Shqipersie se asaj kohe.

Ne monografine e tij Geografia Ecclesiastica dell'Albania, botuar ne 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi ne nje liste rreth 275 kisha katolike qe ekzistonin ne Shqiperi aty nga midis dhjetevjeēareve te fundit te shekullit te gjashtembedhjete dhe mesi i te shtatembedhjetit. Keto kisha ishin emertuar sipas nje sere shenjtesh te krishtere, mbi dyzet ne teresi, por po ta verejme me me kujdes listen, shohim se mese gjysma e kishave te asaj periudhe mbante emrat e vetem kater shenjteve: Shen Meria (Santa Maria Vergine), Shen Kolli (San Nicola), Shenepremte (Santa Veneranda) dhe Shen Gjergji (San Giorgio).

Nga 275 kisha katolike te renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shen Merise, me shume se cilitdo shenjti tjeter. Kishte kisha historike katolike ne Ulqin (sot ne Mal te Zi), Shurdhah (Shkoder), DejĖ(Shkoder) dhe Drisht (Shkoder) qe ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shenuar ne 1353, Naraē (Shkoder), Hajmel (Shkoder), Renc (Lezhe), Fishte (Lezhe), Troshan (Lezhe), Kalivaē (Lezhe), Lezhe, Mertur (Puke), Surroj (Kukes), Shperdhaze (Mirdite), Malaj (Mirdite), Ndershene (Mirdite), Nderfane (Mirdite), Lure (Diber), Ƈidhne (Diber), Gur i Bardhe (Mat), Sebasta (Laē), Mbret (Laē), Kurcaj (Kruje), Kepi i Rodonit (Durres) shenuar ne 1418, Brar (Tirane) qe prej shekullit te dymbedhjete, Skuterre (Tirane), Pellumbas (Tirane), Buēimas (Tirane), Linze (Tirane), dhe Bishqem (Peqin).

Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse perkushtuar Virgjereshes se Bekuar midis te cileve ata ne: Berat qe nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan qe nga viti 1833, Ardenice (Lushnje), Apolloni (Pojan, Fier), qe nga fillimi i shekullit te trembedhjete, Dhermi (Vlore) nga shekulli i trembedhjete te i katermbedhjeti, Dhiver (Sarande) e vitit 1604, Peca (Sarande) e vitit 1770, Piqeras (Sarande) e vitit 1672, Nivice-Bubar (Sarande) e shekullit XVII, Malēan (Sarande) aty nga viti 1600, Marmiro prane Orikumit (Vlore) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Kameno ne verilindje te Delvines, Zvernec (Vlore) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokaster) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokaster) qe nga viti 1622, Koshovice (Gjirokaster) qe nga viti 1669, Saraqinishte (Gjirokaster) qe nga viti 1634, Nivan (Gjirokaster) qe nga viti 1702, Konicka (Gjirokaster) qe nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokaster) Llongo (Gjirokaster), Treneshishta (Gjirokaster), Vanister (Gjirokaster), Peshkepi (Gjirokaster) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Zervat (Gjirokaster) e hapur qe nga fillimi i i shekullit te dhjete, Labove e Kryqit (Gjirokaster) qe nga fundi i shekullit te dhjete, Skora (Gjirokaster) qe nga viti 1773, Sopik (Gjirokaster) qe nga viti 1770, Leusa (Permet) qe nga viti 1812, Kosine (Permet) nga shekulli i dymbedhjete te i katermbedhjeti, Seranjperat (Permet)nga shekulli XVII, Leskovik (Erseke), Barmash (Erseke) qe nga viti 1616, Postenan (Erseke) qe nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Lashove (Erseke) qe nga shekulli i tetetmbedhjete, Voskopoje (Korēe) nga viti 1712, Vithkuq (Korēe) nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Maligrad ne Liqenin e Prespes qe nga viti 1345, Pogradec, Niēe (Pogradec) qe nga shekulli i tetembedhjete, dhe ne Lin (Pogradec). Shen Meria adhurohej sidomos gjate shtegtimeve ne diten e perkujtimit te saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes ne Qiell, e njohur ne Shqiperi si Shen Meria e Gushtit. Pėr ortodokset kjo dite festohet si Fjetja e Shen Merise, dikur e shenuar me 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani me 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime ne nderim te Shen Merise perfshinin e dhe ngjitjen ne male te larta, mbeturine e kulteve te hershme te para-krishtera: ne malin e Tomorrit, ne malin e Gjalices prane Kukesit, ne malin e Shen Lleshit prane Krujes, ne malin e Kundrevices te Kurveleshit, ne malin Pashtrik ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Pjeter Bogdani (rreth 1630-1689) e pershkruan festimin ne malin e fundit ne 1681 si vijon: "E kalojne aty gjithe naten, me daulle, bilbila, duke kercyer e kenduar.

Pas mesnate fillojne nje procesion te perzier muslimanet, serbet dhe greket me qirinj te ndezur dylli, me gjatesi te ndryshme sipas moshes se personit qe i mban ne dore. I sillen rrotull majes se malit me te larte pėr tre ore me kembet zbathur (disa nga muslimanet qe prijne janĖkaleruar.)"Ne Shqiperine qendrore, grate shterpe udhetonin pėr ne plazhet e Kavajes dhe te Durresit pėr t'u lare ne ujerat e detit. Ky zakon, me te cilin grate shpresonin te mbeteshin shtatzena, u ndoq ne heshtje e pa buje edhe gjate diktatures komuniste. Ne Selte, ne zonen e Shpatit te Shqiperise qendrore, gjate kesaj dite flijohej nje lope.

Ne fshatin e Bibajt te Rekes se Eperme (Maqedoni), shqiptaret orotodokse festonin ne 4 dhjetor Shen Merine e Dimrit. Edhe shqiptaret ortodokse te Shqiperise e shenojne kete feste, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes se Shen Merise ne Tempull, duke e festuar me 21 nentor sipas kalendarit latin. Sipas tradites, gjate kesaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej buke e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.

Po ne Reken e Eperme, ne fshatin e Sences kryhej festa e Shen Merise se Vogel, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahēe St|marie N'ic) e cila perkujton lindjen e Shen Merise me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me pergjithesisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Bleteve, meqe perkon me periudhen e vitit kur kryhet shitblerja e bleteve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodres e festonin diten e Shen Merise me 8 shator, ndersa banoret e Vuklit dhe te Nikēes e nderonin Virgjereshen me 24 maj. Shen Meria pernderohej ne veēanti brenda kishes katolike te Shqiperise si Zoja e Shkodres (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit te Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes se Shkodres shenohej nga te gjithe fiset katolike te veriut. Keshilli i katert i peshkopeve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodres APajtore te Shqiperise <at> . Zoja e Shkodres ka edhe nje legjende te veten: Zoja (Madonna) gjendej ne fillim ne nje kishe te vogel te Shkodres se vjeter ne kembe te malit te Rozafes, ku katoliket e Shkodres e pernderonin portretin e saj ne nje pikture me boje vaji. Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te ēshenjteronin kishen, piktura u shkeput pėr mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik pėr ne Itali. E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti ne pikture i Zojes erdhi e u preh ne qytetin e Genazzano-s prane Romes, ku u ngrit nje kishe ne nder te saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio) Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi pėr katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, pėrnderimi i Zojės se Genazzano-s u perhap edhe mes arbereshve te Kalabrisė, ne veēanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano RodotĆ . Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli. Edhe Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone shume e pėrnderuar nga katoliket shqiptare te veriut. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo. Megjithate, jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha u rrafshua pertoke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Historia e Krishterimit nė Shqipėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Bisedime te pergjitheshme!!-
Kėrce tek: