Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 U shenua 130 vjetori i largimit te shqiptareve nga trojet e

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: U shenua 130 vjetori i largimit te shqiptareve nga trojet e   Thu Jan 29, 2009 8:49 am

U shėnua 130 vjetori i largimit tė shqiptarėve nga trojet e tyre

“Nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicės, nė vitet 1877/78, pėrmes dhunės dhe gjenocidit qė ka ushtruar Serbia, nė rreth 700 fshatra tė banuara me 300 mijė shqiptarė, janė vrarė, therur e masakruar rreth 70 mijė shqiptarė”.Kėshtu u tha sot nė akademinė pėrkujtimore me rastin e 130 vjetorit tė dėbimit tė popullatės shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicės.
Dokumentari “Kujtesė historike”, pėrgatitur nga RTK-ja, i shfaqur nė fillim tė akademisė, pasqyronte fakte dhe dėshmi tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Sanxhaku, Nishi e Toplica. Kryetari i Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Kosovės, Shefki Ukaj, tha se spastrimi i shqiptarėve nė mėnyrė masive ndodhi pas Kongresit tė Berlinit nė vitin 1878 dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė me 1912, ndėrkaq popullata e dėbuar u vendos kryesisht nė territorin e Kosovės, Maqedonisė por edhe nė Turqi. Ukaj tha se pėr kėtė kaptinė tragjike tė shqiptarėve flasin edhe vetė burime e autorėt serbė si dhe shtypi perėndimor.

“ Vetė princi i Serbisė, Milan Obrenoviq, kishte urdhėruar ushtarakėt serbė, duke u thėnė se merita mė tė mėdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketė ai i cili do tė arrijė tė zhdukė e tė shpėrngulė me shumė shqiptarė. Burimet e kohės flasin pėr rreth 70 mijė shqiptarė tė therur e tė vrarė e pjekur nė zjarrin e shtėpive nė rreth 600 fshatra shqiptare tė rrafshuara nė zjarr vetėm nė vitet 1877/78”, tha Ukaj.

Nė emėr tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės, kėshilltari i zėvendėskryeministrit, Agim Kikaj, e vlerėsoi nismėn e atyre qė po punojnė pėr tė hedhur dritė mbi ngjarjet e asaj kohe, qė shqiptarėve u mohua e drejta e jetės dhe pronės.

“ E drejta pėr kthim tė pronės nuk mund tė shmanget pėrgjithnjė, paraqet vetėm njė pjesė tė humbjes. Ėshtė e lavdėrueshme kur nė mbėshtetje tė kėsaj tė drejte elementare vjen historia si fakt, pėrjashtuar propagandėn dhe spekulimet e pseudoshkencės”, tha Kikaj.

Drejtori i Institutit tė Historisė, Jusuf Bajraktari, paraqiti njė trajtesė studimore tė ngjarjeve tė asaj kohe, ku shqiptarėt ishin nė shėnjestėr e synimeve grabitqare pėr njė kohė tė gjatė , pėrmes spastrimeve etnike.“ Kėto synime u forcuan me 1875 /1878 pėrmes fushatave propagandistike dhe mė vonė pėrmes pushtimeve dhe spastrimeve etnike tė kėtyre viseve”,tha Bajraktari.

Shoqata e Muhaxhirėve tė Kosovės ėshtė themeluar pikėrisht pėr tė sensibilizuar opinionin vendor e ndėrkombėtar, qė shqiptarėve muhaxhirė tė dėbuar nga trojet e tyre etnike tė Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicės t’u njihet e drejta e pronės nė bazė tė konventave ndėrkombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
U shenua 130 vjetori i largimit te shqiptareve nga trojet e
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Historia-
Kėrce tek: