Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Personalitete te shquara historike Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Personalitete te shquara historike Shqiptare   Thu Jan 29, 2009 8:58 am

Dr. Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė afėr Istogut. Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain dhe gjyshin.

Rugova diplomoi nė Degėn e Albanologjisė nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa njė vit akademik qėndroi nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare. Doktoratėn e letėrsisė e mori nė Universitetin e Prishtinės mė 1984. Mė 1996 u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės. Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.

Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72) qė botoheshin nė Prishtinė. Pėr afro dy dekada punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut. Ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin serb nė Kosovė. Si njė ndėr themeluesit e partisė sė sapoformuar, Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj mė 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare qė atėbotė nuk pranoheshin ndėrkombėtarisht, mė 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikės sė posashpallur tė Kosovės. Nėn udhėheqjen e tij shqiptarėt e Kosovės ndėrtuan strukturat e veta paralele tė administratės, shėndetėsisė dhe tė arsimit, ndėrsa Rugova vetė angazhohej pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės me mjete paqėsore dhe pėr njohjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes tė Kosovės.

Pas shpėrthimit tė luftės nė Kosovė, Rugova qėndron nė distancė me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) ndėrsa vazhdon tė kėrkojė zgjidhje paqėsore tė problemit. Gjatė sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qėndron nė Prishtinė me familjen e vet, ndėrsa mė vonė detyrohet tė paraqitet nė televizionin serb nė njė takim me Sllobodan Millosheviqin. Nė fillim tė majit 1999 ai largohet pėr nė Itali prej nga kthehet nė korrik, pas pėrfundimit tė luftės.

Nė zgjedhjet parlamentare tė organizuara nga administrata e pėrkohshme e Kombeve tė Bashkuara, partia e Rugovės fiton shumicėn, ndėrsa ai vetė zgjedhet kryetar i Kosovės mė 4. mars 2002. Nė kėtė funksion ai vazhdon ta potencojė miqėsinė dhe politikėn e bashkėpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga tė cilat vazhdimisht kėrkon pranimin formal tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Mė 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin qė ėshtė i sėmurė nga kanceri i mushkėrive. Pėrderisa ai e dorėzoi postin e kryetarit tė LDK-sė, funksionin e Presidentit tė Kosovės ai e kryen deri nė ditėn e vdekjes mė 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftės paqėsore tė shqiptarėve pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Ibrahim Rugova ka lėnė pas gruan dhe tre fėmijė.

Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:

- 1995, Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
- 1998, Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Ēmimi pėr paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Ēmimi pėr paqe i Unionit Demokratik tė Katalonisė, nė Barcelonė, Spanjė.
- 2003 Ēmimin Senator Nderi i Evropės.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit tė Tiranės.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Personalitete te shquara historike Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Historia-
Kėrce tek: