Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Isa Boletini

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Isa Boletini   Thu Jan 29, 2009 9:00 am

BOLETINI Isa (1864-1916). Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22.4.1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.
Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė v.1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.
Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah I. Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė. (F. M.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Isa Boletini
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Historia-
Kėrce tek: