Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor   Thu Jan 29, 2009 9:25 am

Kėtė stinė ndiheni tė stresuar e tė lodhur? Pėr tė luftuar tė gjitha pasojat negative qė sjell vjeshta, ja ku vjen nė ndihmė njė studim, i cili sugjeron si tė luftohen kėto simptoma duke ngrėnė.

Jepini ngjyra tryezės me fruta dhe perime tė stinės: me tė kuqen e shegės, tė verdhėn e patateve, tė gjelbrėn e mollėve, portokallinė e karotave dhe portokajve. Krijoni njė ylber ngjyrash dhe shijesh, qė specialistėt i kanė quajtur burim i vėrtetė shėndeti

I jemi larguar verės jo prej shumė ditėve, por ja qė nga energjia pozitive e asaj kohe nuk sheh gjurmė. Bėhet ftohtė, ditėt tkurren, planet tė kushtėzohen nga shiu apo nga muzgu qė ėshtė duke rėnė ose bie pak pas mbylljes sė orarit zyrtar. Dhe propozimi qė vjeshta tė shfaq dhe qė shpesh pėrfundojmė duke e ndjekur, ėshtė i njėjtė: tė lėsh gjithēka kishe planifikuar pėr ndonjė ditė tjetėr kur… nuk do bjerė kaq shi, nuk do fryjė ajo era e fortė. Planet hidhen nė kosh si letra tė mbledhura nė grusht vetėm ca orė pasi kishe menduar se aty do shkruaje diēka tė mrekullueshme.



Gjithmonė e mė shpesh, kėtė stinė, nė fundjavė mbetesh pa bėrė asgjė apo nuk shkon mė pėr vrap, pasi aty pėr aty moti i keq tė vė mbi tavolinė vendimin e pakundėrshtueshėm planprishės. Ti fillon tė ndjehesh e plogėsht, pa energji. Ėshtė faji i vjeshtės. Njihen tashmė simptomat vjeshtore qė tė bėjnė tė ndjehesh ndryshe, qė nė pėrgjithėsi shfaqen me njė lodhje mė tė madhe fizike, ulje pėrqendrimi, irritime pa ndonjė shkak tė vėrtetė, si dhe humbje tė dėshirės pėr t’u marrė me ndonjė sport nė natyrė. Nuk ka ndodhur pra, ndonjė katastrofė. Ėshtė thjesht vjeshtė! Por nuk mund t‘ju kėshillojmė tė merrni njė batanije, tė strukeni mbi divan e tė prisni sa tė kalojnė… kėta muaj.

Tė themi ndėrkohė diēka mė tė vlefshme: mund ta sfidosh stresin. Ku? Nė tavolinė. Mund t’ia dalėsh tė mposhtėsh simptomat e kėsaj stine duke pėrdorur disa lloje ushqimesh. Shumė studiues kanė vėrtetuar se janė pikėrisht njė grup frutash dhe perimesh, tė cilat, ndėrkohė qė ju ushqejnė, ndihmojnė paralelisht pėr tė mposhtur stresin e kėsaj stine.



Lodhja e vjeshtės dhe melankolia e saj, nė mėnyrė tė veēantė, luftohen duke ndjekur njė dietė tė ekuilibruar, duke marrė dozat e nevojshme tė vitaminave, kripėrave minerale dhe proteinave pėr tė cilat ka nevojė organizmi.

Sė bashku edhe me “fibrat antioksiduese”, kėta pėrbėrės pengojnė plakjen, si dhe luftojnė sėmundje tė zemrės. Shega, pėr shembull, konsiderohet si njė frutė qė mbron edhe nė raste tė shqetėsimeve kardiovaskulare.



Nuk duhen harruar edhe ushqime tė tjera, si fasulet, qiqrat, thjerrėzat, tė cilat janė tė pasura me proteina dhe kanė shumė vlera tė tjera ushqimore pėr shkak tė aminoacideve, qė gjenden nė doza tė mėdha te to dhe qė janė tė nevojshme pėr organizmin.

Thjerrėzat, pėr shembull, janė tė pasura me hekur: ideale pėr persona qė vuajnė nga mungesa e hekurit. I vetmi problem qė shkaktojnė kėto lloje ushqimesh ėshtė fryrja qė krijojnė nė stomak. E megjithatė edhe ky problem zgjidhet, nėse merren nė masat e nevojshme, pa u tepruar.

Nuk duhet tė mungojnė as kėrpudhat, tė cilat janė tė pasura me fibra. Nuk duhet harruar qė kėrpudhat hyjnė nė ushqimet qė nuk pėrmbajnė shumė kalori, sepse pėrbėhen kryesisht nga uji, mineralet, sheqer, proteina tė ndryshme, si dhe Vitaminat A dhe D.

Kėrpudhat mund tė konsumohen edhe tė pagatuara, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ekspertėt kėshillojnė pjekjen e tyre.



Tė ushqyerit mirė gjatė stinės sė vjeshtės e ndihmon organizmin tė pėrgatitet pėr tė duruar tė ftohtit dimėror. Sidomos agrumet, qė pėrmbajnė vitaminėn C, ndihmojnė shumė pėr tė pėrballuar rėnien e temperaturave. Prandaj kėshillohet qė tė konsumoni sa mė shumė lėng portokalli dhe qitro, si dhe fasule, thjerrėza, qiqra etj., qė janė ndėr ushqimet mė tė pasura me kėtė vitaminė. As mollėt nuk mbeten pas. Kanė vitamina, por edhe antioksidantė tė nevojshėm.

Patatet janė (edhe pse i konsiderojmė si mė tė zakonshmet nė tavolinė) shumė tė ushqyeshme. Janė tė pasura me vitaminė C dhe B6, por edhe me disa lloje kripėrash minerale. Disa studime kanė dhėnė pėrfundimin se ato e forcojnė sistemin imunitar. Nė njė stinė kur kėtij sistemi i bėhet puna mė e vėshtirė, patatet duhet t’i pėrdorni sa mė shumė.



Shumė e rėndėsishme ėshtė edhe Vitamina A. Karota ėshtė e pasur me tė. Nė kėtė stinė, kur lėkura juaj humbet cilėsitė e saj nga tė ftohtėt, karota i bėn mirė lėkurės, por edhe flokėve tuaj. Ėshtė njė energjizues i mirė, qė mposht lodhjen vjeshtake.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Psikologjia-
Kėrce tek: