Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 10 mitet false tė ujit..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

MesazhTitulli: 10 mitet false tė ujit..   Thu Jan 29, 2009 9:28 am

Ja dhjetėshja e "teorive popullore" mbi ujin.

1- Tė gjithė duhet tė pimė dy litra ujė nė ditė. (E gabuar)

Sasia mesatare ėshtė nga 1.5 - 2 litra (pėr t‘u kuptuar, shishja e zakonshme). Ėshtė mjaftueshme, sepse njė sasi e konsiderueshme uji gjendet edhe tek ushqimet qė konsumojmė (kryesisht te frutat dhe zarzavatet). Kėshtu, nėse jeni shumė tė zėnė me punė dhe harroni tė pini ujė, konsumoni tė paktėn 4-5 racione fruta dhe zarzavate nė ditė pėr tė arritur nivelin e duhur, ose ndiqni kėtė shembull: mbani mbi tavolinėn e punės apo nė ēantė njė shishe uji dhe pini shpesh. Kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė edhe pėr tė shmangur urinė e pakontrolluar.

2- Uji i gazuar tė dobėson. (E gabuar)

Sa mirė do tė ishte sikur thjesht duke pirė ujė tė gazuar t‘i harronim menjėherė patatet e skuqura qė hėngrėm pėr drekė! Nė tė vėrtetė, dyoksidi i karbonit, me tė cilin ėshtė shtuar uji i gazuar, nuk ka asnjė veti tretėse. Bulėzat, duke u pėrhapur nė stomak, favorizojnė nxjerrjen e gazit, por ky nuk ėshtė sinonim i tretjes. Kėshtu, pas njė vakti tė rėnduar, ėshtė e kotė qė tė kėrkoni "shpėtim" tek uji i gazuar, sepse vetėm do tė gufoni.

3- Tė pish sa mė shumė ujė tė ndihmon qė tė nxjerrėsh jashtė lėndėt toksike. (E vėrtetė)

Pėr tė kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lėvizja), organizmi ynė prodhon lėngje, qė nė gjuhėn mjekėsore janė quajtur toksina. Njė hidratim i mjaftueshėm i lehtėson punėn veshkave dhe mėlēisė "laboratorit tė trupit" dhe thjeshtėson eliminim e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e pėrpunuara, tė rėnda dhe me shumė kalori. Kėshtu edhe raporti ynė me peshoren do tė ishte mė i mirė!

4- Tė pish ujė gjatė vakteve tė bėn mirė. (E vėrtetė)

Ėshtė e nevojshme qė ushqimi, veēanėrisht nėse ėshtė i thatė, si buka dhe makaronat, tė shoqėrohet me ujė pėr tė lehtėsuar ēlirimin e lėngjeve gastrite. Mos harroni qė nuk duhet tepruar: uji i tepėrt mund tė hollojė lėngjet gastrite, duke i bėrė mė pak efikasė. Sasia e duhur? Tre gota ujė nė vakt.

5- Uji i ftohtė akull tė ndihmon tė dobėsohesh. (E gabuar)

Diēka ėshtė e sigurt: qė pasi ta keni pirė iu fut tė dridhurat! Kush e shpiku kėtė teori, mbėshtet tezėn e tij duke deklaruar se trupi djeg mė shumė kalori, pėr tė rigjetur temperaturėn e duhur. Kjo ėshtė njė bindje tėrėsisht e gabuar. Pini ujė me temperaturė ambienti, ose, nėse keni shumė vapė, konsumoni ujė tė ftohtė, por asnjėherė tė ftohtė akull.

6- Uji ka kalori. (E gabuar)

Uji, si ai i gazuar dhe ai natyror, nuk ka kalori. Kjo gjė nuk mund tė konfirmohet pėr llojet e ndryshme tė ujit tė aromatizuar qė gjendet nė treg, qė pėrmbajnė 60 kalori pėr 100 ml. Ndaj, kini kujdes, lexojini mirė etiketat, sepse edhe njė lėng transparent mund tė fshehė shumė kalori.

7- Uji i ēezmės nuk ėshtė i shėndetshėm (E gabuar)

Si nga pikėpamja ekologjike, ashtu dhe nga ajo financiare, do tė ishte mė mirė qė tė gjithė tė pėrdornin ujin e ēezmės, duke shmangur kėshtu shumė enė ambalazhimi dhe kryesorja ėshtė mė ekonomik. Ndėr tė tjera, uji i ēezmės kontrollohet herė pas here nga uniteti shėndetėsor dhe laboratorė biologjikė. Nėse mė pas keni nevojė pėr ujėra tė veēantė (ato qė blihen nė ushqimore), bėni kujdes me datėn e skandencės (qė zakonisht gjendet mbi tapėn e shishes) dhe zgjidhni gjithnjė ato qė janė nė shishe plastike tė errėt, sepse nuk janė shumė tė ekspozuara ndaj dėmeve tė rrezeve diellore.

8- Tė pish shumė ujė dhe herė pas here zgjidh problemin e ruajtjes (E gabuar)

Uji shkon e vjen, ajo qė shkakton ruajtjen ėshtė sasia e kripėrave dhe sheqerit qė gėrshetohen me ushqimet. Nė fakt janė kėto dy elementė qė e tėrheqin dhe e mbajnė ujin, duke i dhėnė fund fenomenit "lėkurė portokalli" (celulitit).

9- Tė pish ujė tė ngrohtė nė mėngjes ndihmon kujtesėn (E vėrtetė)

Tė pish ujė tė ngrohtė esėll, lehtėson peristaltikėn e zorrėve. Bėni njė provė nė mėngjes, para kafesė, duke pirė njė gotė ujė tė vakėt me gjysmė limoni tė shtrydhur brenda. Do tė shihni qė rezultatet do t‘iu pėlqejnė menjėherė. Kjo ėshtė njė mėnyrė ēhelmuese natyrore.

10- Nė avion duhet pirė mė shpesh ujė. (E vėrtetė)

Pėr tė kompensuar efektin dehidratues pėr shkak tė ajrit tė kondicionuar dhe pakėsimit tė presionit, ėshtė e nevojshme qė njerėzit tė hidratohen, duke pirė vazhdimisht ujė ose lėngje tė pagazuara. Mbani gjithmonė me vete njė shishe uji termal nė formėn e sprajit dhe freskojeni shpesh fytyrėn e trupin. Efekti hidratues ėshtė i menjėhershėm dhe shumė efikas
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dj-erjoni.do-talk.com
 
10 mitet false tė ujit..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Psikologjia-
Kėrce tek: